Të përndjekurit e pronarët, rritet fondi
ADI SHKEMBIQeveria parashikon rritje të fondit për kompensimin e pronarëve dhe të përndjekurve politikë në vitin elektoral 2013. Në të njëjtën kohë rritje progresive, por më e madhe në 2013-ën është parashikuar edhe për pagat dhe pensionet. Pak ditë më parë hyri në fuqi vendimi për miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2011- 2013.Pronarët e të përndjekuritSipas buxhetit të vitit 2010 të miratuar në muajin nëntor në Parlament fondi për kompensimin e ish-pronarëve është 21 milion dollarë. Ndërkohë qeveria parashikon të rrisë atë edhe për tre vitet e ardhshme. Kështu në vitin 2011, në të cilin pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale ky fond do të jetë 26 milion dollarë. Por rritja më e madhe është parashikuar për 2012 kur ajo do të jetë 44 milion dollarë, më shumë se dyfishi i vitit aktual, ndërkohë që në vitin 2013 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin e ri fondi për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve parashikohet të jetë 54 milion dollarë. Kjo është shifra më e madhe që qeveria ka vënë ndonjëherë në dispozicion të kësaj shtrese. Në të njëjtën kohë në kuadrin makroekonomik dhe fiskal të miratuar në qeveri në javën e parë të këtij viti vihet re një rritje e fondit edhe për ish të përndjekurit politikë. Sipas buxhetit të vitit 2010 kjo shtresë do të ketë në dispozicion për dëmshpërblimin e viteve të burgut dhe internimit 20 milion dollarë, një milion më pak se ish pronarët. Në vitin 2011 fondi pritet të rritet në 30 milion dollarë dhe në vitet 2012 dhe 2013 ai parashikohet të bëhet 50 milion dollarë, ose 2.5 herë më shumë se fondi i këtij viti. Pagat dhe pensionetPër katër vitet e mandatit të dytë të koalicionit qeverisës është parashikuar në kuadrin makroekonomik një rritje e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve, duke arritur kulmin pikërisht në vitin 2013. Konkretisht fondi aktual për rritjen e pagave për punonjësit e administratës është 30.2 milion dollarë. Rritja e pagave për vitin 2010 parashikohet të nisë nga 1 korriku, në ndryshim nga një vit më parë, kur për shkak të zgjedhjeve rritja u bë në 1 maj. Ndërkohë në vitin 2011 fondi për rritjen e pagave do të jetë 31.7 milion USD, ose 1.5 milion më shumë se viti aktual. Një vit më vonë në 2012 kjo pjesë e buxhetit do të jetë 36.4 milion USD, ndërkohë që rritja më e madhe edhe për këtë kategori do të jetë në vitin 2013, kur fondi të jetë 50 milion dollarë. Të njëjtën politikë qeveria ka parashikuar të ndjekë edhe për rreth 550 mijë pensionistë. Për vitin 2010 ky fond është parashikuar të jetë 27 milion USD, por në ndryshim nga tre kategoritë e tjera, ai do të ketë një ulje në vitin 2011. Kështu qeveria ka parashikuar që rritja e pensioneve pas një viti t'i kushtojë asaj 26 milion dollarë. Viti 2012 dhe 2013 parashikon rritjen më të madhe, ku fillimisht fondi do të jetë 40 milion USD dhe në një vit më vonë 60 milion USD.buxheti 2010-2013Fondi për pronarëtViti 2010 21 milion USDViti 2011 26 milion USDViti 2012 44 milion USDViti 2013 54 milion USDFondi për të përndjekuritViti 2010 20 milion USDViti 2011 30 milion USDViti 2012 50 milion USDViti 2013 50 milion USDFondi për pagatViti 2010 30.2 milion USDViti 2011 31.7 milion USDViti 2012 36.4 milion USDViti 2013 50 milion USDFondi për pensionetViti 2010 27 milion USDViti 2011 26 milion USDViti 2012 40 milion USDViti 2013 60 milion USDTë përndjekurit, përfitojnë 2 mijë të gjallëtDy mijë të përndjekur politikë do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë i miratuar në mbledhjen e fundit të 2010 për tu dhënë përparësi në procesin e dëmshpërblimit të atyre që kanë mbetur gjallë. Këshilli i Ministrave miratoi një propozim të ministrit të Drejtësisë për të afruar në kohë marrjen e dëmshpërblimit nga kjo kategori që jetojnë ende. Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së ish të përndjekurve, Besim Ndregjoni tha në një prononcim për gazetën "Panorama" se nga 26 mijë të përndjekur që përfitojnë nga procesi, 24 mijë kanë vdekur dhe vetëm dy mijë do të përfitojnë më shpejt. Rreth dy vjet nga nisja e procesit të regjistrimit të dosjeve të të përndjekurve bëhet e ditur se deri tani kanë përfituar 2906 ish të përndjekur, nga rreth 30 mijë që do të përfitojnë në total. Sipas të dhënave të Shoqatës së të Përndjekurve janë rreth 50 mijë familje që janë internuar gjatë regjimit komunist, por me përcaktimet ligjore të vitit 2007, përfitojnë dy mijë familje, ndërkohë që deri tani asnjë prej tyre nuk ka marrë lekët. Një tjetër kategori e përcaktuar në ligjin për dëmshpërblimin e kësaj shtrese janë të pushkatuarit me dhe pa vendim gjykate. Sipas shifrave të Shoqatës së të përndjekurve numërohen 6110 të pushkatuar, nga të cilët 1900 me gjyq dhe që për rrjedhojë u njihet dëmshpërblimi. Nga këta vetëm 15-të familje kanë përfituar fondet.