E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, emrat e rinj që përfitojnë dëmshpërblim

 

Gazeta vijon edhe sot me botimin e emrave të ish të përndjekurve politikë që do të përfitojnë paratë e dëmshpërblimit. Vetëm dy ditë më parë, në mbledhjen e saj të parë pas zgjedhjeve, qeveria miratoi listën e tretë me emrat e ish të përndjekurve politikë që do të marrin dëmshpërblim për vitet e burgut komunist. Sipas vendimit të qeverisë, “masa e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, të cilat janë jo më shumë se 1/8 e masës së dëmshpërblimit. Përfituesit do të mund të marrin paratë e tyre pranë bankave të nivelit të dytë. Konkretisht pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë”. Ministria e Financave ka zgjedhur “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, “Banka Popullore”, “Banka Kombëtare Greke”, BKT, “Tirana Bank”, “Union Bank”, “Banka Ndërkombëtare Tregtare”, si banka ku mund të tërhiqen paratë. Sipas Financave, “me hapjen e llogarisë personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për emër, atësi, mbiemër dhe numrin e llogarisë në formë të shkruar. Me përcjelljen e këtij informacioni nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, kjo e fundit do të procedojë pagesat/transfertat për në llogaritë e përfituesve”. Tërheqja nga këto llogari do të bëhet vetëm nga përfituesit. Ne rastet e vdekjes së përfituesit bankat mund të lejojnë tërheqjen vetëm kundrejt certifikatës së vdekjes dhe një akti gjyqësor për përfituesin/përfituesit e tjerë. Për personat me dënim kapital trashëgimtarët do të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Pra, të gjithë trashëgimtarët e të pushkatuarit depozitojnë pranë degës se thesarit ku jetojnë ose dërgojnë me postë numrin e llogarisë (të hapura në një nga bankat e përmendura më lart) në adresën; Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Tiranë. Veprimet mund të kryhen edhe në emër të një trashëgimtari të vetëm, kur së bashku me numrin e llogarisë depozitohet një prokurë që trashëgimtarët e tjerë autorizojnë njërin prej tyre për kryerjen e veprimeve të pagesave. Pagesa pastaj vijon normalisht nga Banka e Shqipërisë në llogarinë e përfituesit. Është kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë; emër, atësi e mbiemër në listë me ato në llogarinë bankare.

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›