Hipertensioni, rreth 700 mijë persona vuajnë nga kjo sëmundje
Rreth 700 mijë persona në vendin tonë vuajnë nga hipertensioni, duke e renditur këtë sëmundje ndër më kryesoret. Sipas mjekëve specialistë, kjo shifër kap mbi 25-30 për qind të popullsisë së rritur mbi 18 vjeç. Mjekët vlerësojnë se sëmundja e hipertensionit është një faktor shumë i rëndësishëm që shkakton sëmundje të zemrës, hemorragjitë celebrale, dëmtime të veshkave. Për parandalimin e hipertensionit mjekët rekomandojnë të ndiqet një mënyrë jetesë sa me e shëndetshme, mospërdorim të ushqimeve me yndyrë, bërjen e një jete sa më aktive, uljen e peshës së tepërt dhe në rastet e nevojshme marrjen e medikamenteve që duhen përdorur në mënyrë të rregullt. Duke qenë se mjekimi i tij është detyrë e mjekut të përgjithshëm, kualifikimi i tyre është problem i përhershëm, konsiderojnë mjekët specialistë. Në rang botëror njihen 10 milionë të sëmurë me hipertension arterial, prej të cilëve mjekohen vetëm 5 milionë. Rreth 50 për qind e të sëmurëve nuk kanë asnjë ankesë dhe e kuptojnë sëmundjen kur ndodh fatkeqësia (infarkti i zemrës, insulti cerebral etj.). Në grupmoshat 60-vjeçare, në çdo tre persona, dy prej tyre janë me hipertension.
5 Shkurt 2009