Prokuroria, dosje 1440 faqe për imunitetin e Mediut
Akuza dërgon në Kuvend materiale shtesë, ku argumentohet ndjekja penale. Materialet u dërguan pas kërkesës së depozituar nga Kuvendi më 5 maj
TIRANË – Dosja voluminoze ku Prokuroria i argumenton Kuvendit arsyet pse duhet marrë në ndjekje penale ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka rreth 1440 faqe. Kjo pasi dje u depozituan nga organi i Akuzës edhe materialet shtesë shkresore për marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht deputetin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, për ngjarjen e ndodhur më 15 mars në fshatin Gërdec.
Dosja
Burime të sigurta thanë për gazetën “Albania” se organi qendror i Akuzës nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hetimin e ish-ministrit me imunitet. Sipas këtyre burimeve, në dokumentacionin dërguar Kuvendit, Prokuroria ka shpjeguar arsyet se përse kërkon ta hetojë ish-ministrin Mediu lidhur me ngjarjen e Gërdecit.
Kuvendi i Shqipërisë depozitoi më 5 maj në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën zyrtare për dokumentacionin përkatës lidhur me marrjen e autorizimit për hetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, deputetin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, kur në fabrikën e çmontimit të municioneve ndodhi një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.
Arrestimet
Për ngjarjen e Gërdecit janë nën hetim nga Prokuroria 10 persona, ndërsa janë shkarkuar nga detyrat edhe dy gjeneralë dhe drejtori i SHIU-t. Akuzohen për veprat penale “shkelje të rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “shpërdorimit të detyrës” drejtuesit e subjekteve që administronin fabrikën që demontonte municione luftarake në Gërdec, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe konkretisht shtetasit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, Dashnor Çaushi dhe Sokol Gjeci. Ndërsa dy ditë më parë, po për ngjarjen e Gërdecit, u larguan nga detyrat dy gjeneralë dhe drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të gjeneralmajor Shpëtim Spahiut, ish-komandant i Forcës së Bashkuar dhe të gjeneral brigade Zija Bahjes, ish-komandant i Komandës Mbështetëse. Po në këtë linjë, kryeministri Sali Berisha firmosi shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU), nënkolonel Hysni Gjergji, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
13 Maj 2008