Të respektohen të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore
17/03/2011 Zgjedhjet, ambasadori i SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së mblidhen në zyrën e Topit
Topi: Partitë politike të tregojnë aftësinë e maturinë në zgjedhjet e 8 majit
Presidenti Topi priti dje në selinë e Presidencës ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku objekt i këtij takimi ishin zgjedhjet vendore të 8 majit. Në zyrën e kreut të shtetit u mblodhën në një takim të veçantë pune pasditen e djeshme ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart dhe shefi i zyrës së Delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Apeli
Presidenti Topi dhe ambasadori i SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së u bënë apel partive politike dhe liderëve të tyre që të respektojnë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore në zgjedhjet vendore të 8 majit. “Kreu i shtetit shqiptar së bashku me ambasadorët e vendeve mike dhe aleate në Aleancën Euroatlantike nënvizuan domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku e të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë frytet e zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike”, - thuhet në njoftimin nga zyra e shtypit të Presidencë. Ndërkaq bashkëbiseduesit, duke vënë në pah se respekti për institucionet e shtetit, shprehja e maturisë dhe e ekuilibrit është e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.
Takimi
Duke u shprehur mirënjohjen e tij organizmave ndërkombëtare të pranishme në vendin tonë, Presidenti Topi theksoi rëndësinë që ka kontributi i tyre në mbarëvajtjen e procesit përgatitor të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Gjatë bisedës Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për të përcaktuar përfaqësuesit e rinj të organeve drejtuese të pushtetit vendor, por dhe për të treguar aftësinë dhe maturinë e partive politike dhe të vetë zgjedhësve në realizimin e zgjedhjeve demokratike, korrekte, të drejta e sipas standardeve të duhura. Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar përsëriti qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara sipas afateve kushtetuese më 8 maj 2011. Nga ana e tyre ambasadori Arvizu, Sekui dhe Volfart takimin me Presidentin Topi e konsideruan tepër të rëndësishëm dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin e suksesshëm, sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Ndërkaq nga Lushnja ambasadori amerikan Arvizu premtoi se do të angazhohet fort në ditën e zgjedhjeve, duke ndjekur gjithçka nga terreni dhe jo përmes ekraneve të televizioneve. Arvizu tha se për çdo problem dhe shqetësim do të komunikonte me Presidentin Topi.
Kërkesat e opozitës
Rikompozimi i KQZ-së është kërkesa kryesore në listën e kushteve që PS-ja i ka kërkuar mazhorancës qeverisëse, me qëllim kapërcimin e ngërçit politik. Kërkesa tjetër është verifikimi i kartave të identitetit në çdo qendër votimi. Dhe kushti tjetër i opozitës është ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar veprimtarinë e Kuvendit.
Regjistrimi i partive
Të gjitha partitë politike, jo vetëm ato parlamentare, kanë bërë regjistrimin e tyre brenda afateve ligjore në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 8 majit. Pavarësisht se partitë opozitare zgjodhën datën e fundit për tu regjistruar, tashmë ato janë përfundimisht pjesëmarrëse në garën elektorale për bashkitë dhe komunat e vendit.
Raporti i OSBE-së
Vëzhguesit e OSBE–ODIHR-it, që vizituan Shqipërinë në mesin e janarit të këtij viti, kanë hartuar një raport mbi situatën parazgjedhore në vendin tonë. Në këtë raport ata theksojnë se atmosfera politike vazhdon të jetë e polarizuar, mes mazhorancës dhe opozitës ekziston një klimë e thellë mosbesimi.
Vëzhguesit ndërkombëtarë
Një grup prej 450 vëzhguesish të OSBE–ODIHR-it do të jenë të pranishëm në vendin tonë për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Ndër këta 50 janë parashikuar të jenë me kohë të plotë, ndërsa pjesa tjetër prej 400 personash do të mbërrijnë vetëm ditën e zgjedhjeve dhe, nëse konsiderohet e nevojshme, do të qëndrojnë edhe disa ditë më pas.