Rriten burimet energjetike me 12.4 përqind për 2008
Burimet e energjisë elektrike në vitin 2008 u rritën 12.4 për qind, krahasuar me vitin 2007. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 6,608 GËh.
Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 30.6 përqind, krahasuar me vitin 2007. Sasia totale e prodhuar është 3,849 GWh dhe përbën 58 përqind të burimeve gjithsej të energjisë. Në vitin 2008 burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 34.3 përqind krahasuar me vitin 2007 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private e me konçension me 12.9 përqind krahasuar me vitin 2007, e cila përbën 1.6 përqind të prodhimit në vend. Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike pati një ulje prej 5.9 përqind krahasuar me vitin 2007. Në vitin 2008, sasia e importuar (përfshirë këmbimet), arriti vlerën 2,758 GËh nga 2,934 GËh në vitin 2007. Ajo përbën 41.7 përqind të sasisë së burimeve gjithsej në vitin 2008 nga 49.9 përqind në vitin 2007. Sasia e eksportuar (përfshirë këmbimet) në vitin 2008 është rritur me 175.3 përqind krahasuar me një vit më parë. Ajo zë 4.4 përqind të sasisë së disponuar për përdorimin gjithsej. Humbjet në rrjet janë rritur 2.6 përqind në krahasim me vitin 2007. Sasia e humbjeve totale është 2,139 GËh. Ato përbëjnë 32.4 përqind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë rritur 2.9 përqind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90 përqind. Përdorimi nga konsumatorët në vitin 2008 është rritur 14.1 përqind krahasuar me vitin 2007. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.156 GËh dhe përbën 62.9 përqind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur 9.9 përqind. Ky sektor ka konsumuar 54.9 përqind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur 19.7 përqind krahasuar me vitin 2007.