Të sëmurët kronikë, ISKSH pako me medikamente

Të sëmurët kronikë nuk do të jenë në harresë, pavarësisht izolimit nga dëbora. Për çdo rast, mjeku i familjes ose bluzat e bardha në qëndrat shëndetësore do të japin të dhënat e sakta për pacientët që marrin recetë me rimbursim. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor merr përsipër që këto ilace me rimbursim për të sëmurët kronikë ti dorëzohen vetë pacientëve. Elevana Hana, drejtoreshë e ISKSH thotë se si do tu vihet në ndihmë pacientëve.
Grupet e gatshme janë vendosur në Dibër, Kukës, Shkodër, Korcë dhe Librazhd. Ky mekanizëm do të funksionojë deri në fund të emergjencës së shkaktuar si pasojë e motit në këto zona.
Në Shkodër janë 270 pacientë për shtatë komunat e bllokuara. Në Korcë ka 68 pacientë që marrin barna me rimbursim për 3 komunat e izoluara. Ndërsa qarku Kukës ka numrin më të lartë të pacinetëve kronikë, 700 pacientë kronikë kanë nevojë për ilace.