Të sëmurët që do të përfitojnë nga shtimi i ilaçeve me rimbursim
Ministria, kërkesë qeverisë pas kërkesave të shumta nga të gjitha spitalet. Thereska: ”Do të shtohen barnat e shtrenjta të rimbursueshme në spitale”
Emanuela Sako
Shtohen barnat falas për të sëmurët që kurohen me medikamente të shtrenjta. Një pjesë e pacientëve që vuajnë nga sëmundje të gjakut (leucemi), sëmundje të veshkave apo të sëmurët mendorë, do të përfitojnë falas një pjesë të barnave. Nestor Thereska, anëtar i Komisionit për Rimbursimin e Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë dhe shef i Pavijonit të Nefrologjisë në QSUT, deklaroi se në Komision janë shqyrtuar kërkesat e shefave të spitaleve për shtimin e barnave të rimbursueshme. Sipas tij, Komisioni, i mbledhur në muajin mars, ka shqyrtuar kërkesat dhe ka vendosur që për sëmundjet e rënda, që kërkojnë marrjen e vazhdueshme të kurës me barna të shtrenjta, të përfitohen falas.
Barnat
Specialisti Thereska sqaroi se nga diskutimet e bëra, më tepër përparësi patën sëmundjet e gjakut, sëmundjet mendore dhe sëmundjet e veshkave, të cilat kërkojnë një shumë të madhe parash për të blerë medikamentet. Por, përparësi patën edhe sëmundjet e tjera, ku blerja e medikamenteve është shumë e kushtueshme për blerjen nga pacientët. Një pjesë e barnave që duhet të merren për kurimin e herëpashershëm të pacientëve kushtojnë me miliona lekë. Për këtë arsye, pacientët e kanë tepër të vështirë të marrin mjekimin e rekomanduar nga mjekët. Sipas Thereskës, propozimet e bëra nga Komisioni i Rimbursimit të Barnave do t’i dorëzohen së shpejti qeverisë, e cila do të japë vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje. Pothuajse të gjitha spitalet kanë bërë kërkesa për rimbursimin e më shumë barnave, duke pasur parasysh tarifat e larta dhe mundësinë e blerjes nga pacientët.
Përfitimi
Çështja e përfitimit të barnave falas nga pacientët pritet të zgjidhet brenda muajit prill. Kështu, pacientët do të mund t’i marrin medikamentet brenda këtij muaji. Thereska sqaroi se nëse kjo kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë miratohet, pacientët që do të kryejnë transplantimin apo të tjerët që janë pjesë e propozimeve do të mund të përfitojnë brenda këtij muaji. Kjo çështje kërkon zgjidhje të menjëhershme për vetë specifikën e sëmundjes dhe mundësive që kanë pacientët për të ndjekur rekomandimet mjekësore të detyrueshme për gjendjen e tyre shëndetësore. Shumica e pacientëve e kanë të pamundur që të blejnë barnat dhe detyrimisht ata zgjedhin alternativat më të lira, por, nga ana tjetër, ka barna që janë të detyrueshme për t’u kuruar dhe ata janë në pamundësi për blerjen e tyre. Mjekët janë të parët që përballen me situatën e pacientëve dhe problemet e tyre ekonomike për të ndjekur gjendjen shëndetësore. MSH-ja u ka dhënë më tepër përparësi sëmundjeve të rënda dhe me një kosto të lartë kurimi.
Tregtarët e Pazarit të Ri në Tiranë, protestë për urdhrin e Bashkisë
Tregtarët në tregun e Pazarit të Ri në Tiranë kanë bllokuar aktivitetin e tyre të biznesit që në orët e para të mëngjesit të ditës e djeshme. Arsyeja e reagimit të tyre është bërë një urdhër i Bashkisë së Tiranës, ku në këtë treg nuk do të lejohet asnjë makinë. Qarkullimi i automjeteve brenda hapësirës së tregut është ndaluar qoftë edhe për furnizimet që duhet të bëjnë tregtarët apo blerësit. Tregtarët shprehen të irrituar, duke thënë se i paguajnë Bashkisë çdo detyrim dhe nuk e kuptojnë këtë qëndrim të saj. “Ka tri ditë që tregu është i bllokuar nga policia. Se për çfarë është bllokuar ne nuk e dimë. S’ka tregti, tregtarët rrinë nëpër dyert e dyqaneve”, - shprehet një tregtar. “Bashkia do taksat, tregun e mbylli, policia është te gardhi, tre klientë që do të vijnë do të ikin me vrap. Ai që do të vijë me makinë do ta lërë makinën në Durrës për të bërë pazar këtu?” - deklaroi një nga tregtarët që ushtron aktivitetin në tregun e ri.
Aktualisht në këtë treg janë mbi 150 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e Pazarit të Ri. Ndërkohë që tregtarët paralajmërojnë se në rast se nuk do të marrin një përgjigje, protestat e tyre do të thellohen më tej. Ata pretendojnë se në këtë mënyrë asnjë blerës nuk do të shkojë për të blerë dhe ata nuk mund të furnizojnë dyqanet e tyre me mallra. Sipas tyre, aktiviteti ka pësuar rënie në këto tri ditë që është zbatuar urdhri i ri i Bashkisë së Tiranës për bllokimin e qarkullimit të automjeteve brenda këtij territori.
3 Prill 2009