Tirana, kryeqyteti pa stacion të autobusëve interurban
Tirana është kryeqyteti i vetëm në botë që nuk ka një stacion qendror për autobusët e linjave ndërqytetëse. Pavarësisht se transporti interurban është nyja që lidh gjithë qytetet e vendit, te ne funksionon në mënyrën më të çuditshme. Dy linja qytetesh të ndryshme vështirë se mund t’i gjesh në një pikë stacioni. Autobusët dhe furgonët që hyjnë në Tiranë qëndrojnë kuturu, ku të munden. E ky nuk është problemi vetëm i drejtuesve të mjeteve, por edhe i vetë qytetarëve, të cilët do t’i kishin më të thjeshta lëvizjet e tyre nëse gjithë linjat e udhëtarëve, pavarësisht destinacionit, do të qëndronin në një pikë të vetme. Mjetet e transportit që shërbejnë për lëvizjen e qytetarëve në destiacione të ndryshme të Shqipërisë, qëndrojnë në Tiranë të shpërndarë në disa zona dhe pasagjerët janë të painformuar për lëvizjet, oraret dhe vendqëndrimin e tyre. Zgjidhja kushton shumë pak, një truall pallati i sakrifikuar për ndërtimin e një stacioni ndërurban.
3 Prill 2009