E Hënë, 2 Nëntor 2026

Chertoff: Më shumë bashkëpunim me evropianët

22/05/2005  Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertoff, bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Evropë dhe gjetkë në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Sekretari Chertoff i bëri këto komente në Uashington, disa ditë para një udhëtimi në Evropë, ku do të zhvillojë konsultime me homologët e tij evropianë. Në fjalën që mbajti para gazetarëve dhe akademikëve, sekretari Chertoff sugjeroi se kur vjen fjala për luftën kundër terrorizmit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet ta luftojnë zjarrin me zjarr. “Kjo nuk është një luftë që ne do ta fitojmë ashtu sikurse fituam Luftën e Dytë Botërore, duke çuar forca të mëdha në fushën e betejës. Kjo është luftë kundër rrjeteve. Në këtë luftë ne duhet të krijojmë rrjetin tonë për të luftuar atë të armikut”. Rrjeti kundër terrorizmit, për të cilin bën fjalë zoti Chertoff, përbëhet nga vende që bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin në fushën e zbulimit, sigurisë dhe fusha të tjera, për të gjetur dhe shkatërruar organizatat terroriste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›