E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te tjere te helmuar ne Lac

20 nxenes te shkolles se mesme At Shtjefen Kurti ne Kurbin kane perfunduar ne spital pasi kane rene ne kontakt me eren e nje lende te gjetur ne ambjentet e kesaj shkolle. Menjehere te helmuarit jane derguar ne spitalin e Lacit per mjekim te menjehershem kurse 4 vajza meqe ishin me rende jane derguar ne spitalin e Lezhes ku kane marre edhe ndihmen e pare. Sintomat e te helmuarve ishin humbje te kontrollit dhe te vjella. Numri i nxenesve qe ka ndjere shqetesime ka shkuar mbi 20, ndersa eshte pezulluar edhe mesimi per diten e sotme. Drejtori i spitalit te Lezhes Pashk Gjoni ka deklaruar se nuk behet fjale per helmim te ketyre nxenesve dhe se nga kontrolli i pare dhe konsulta edhe me mjeke te tjere situata eshte e qete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›