Ndryshojnë kriteret për objektet shtetërore me qira
ADI SHKEMBI
Qeveria ndryshon procedurat për dhënien me qira të objekteve shtetërore. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuar vendimi i propozuar nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, lidhur me hapat e reja që duhen ndjekur nga institucionet lidhur me dhënien me qira të objekteve pronë e shtetit. Në pikën 3 të vendimit përcaktohen kriteret e konkurrimit për dhënien me qira, të cilat janë niveli i investimeve, niveli i papunësisë dhe tarifa e qirasë mujore. Megjithatë në paragrafin e dytë thuhet se institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë. Në pikën 6 të vendimit thuhet se, "të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe afatet e dhënies me qira i kanë: ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, i cili jep me qira, për një afat deri në 1 vit, objektet, me sipërfaqe deri në 200 m2 (ku të jetë përfshirë edhe sipërfaqja funksionale); organi që ushtron të drejtën e përfaqësimit të pronarit të pronës shtetërore të ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror, i cili jep me qira deri në 20 vjet, sipërfaqe mbi 200 m2; për pasuritë, ku të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore e kanë njësitë e pushtetit vendor, lidhja e kontratave bëhet sipas kritereve të përcaktuara në shkronjat 'a' e 'b', të kësaj pike". Pasuritë në administrim të drejtorisë së shërbimeve qeveritare jepen me qira prej saj, me afat deri në 1 vit, pa kufizim për sipërfaqen.
Tarifat
Në vendim janë përcaktuar edhe tarifat dysheme për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë. "Tarifa dysheme e detyrimit mujor për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, caktohet si shumë e tarifës për ndërtesën, truallin e lirë funksional, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet, galeritë etj.", thuhet në pikën 3 të vendimit të miratuar nga qeveria. Kështu brenda unazës së vjetër të Bashkisë së Tiranës, tarifa është jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj, ndërsa jashtë unazës dhe brenda vijave kufizuese të Bashkisë së Tiranës është jo më pak se 200 lekë/m2. Ndërkohë që brenda vijave kufizuese të bashkive Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë është jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj.
Nxitja e biznesit
Me qëllim nxitjen e biznesit, në vendim është parashikuar edhe zbritja e qirasë në rastet kur kompanitë private që marrin objektet shtetërore arrijnë të punësojnë numër të madh individësh apo investojnë shuma të mëdha. Kështu nëse një kompani punëson 50 deri në 150 punonjës, do të ketë një ulje prej 10 për qind nga tarifa e qirasë. Ndërkohë që për investimet, një kompani mund të përfitojë deri në 10 për qind ulje nëse investon 50 milionë deri në 80 milionë lekë. "Realizimi i dy treguesve, në uljen e vlerës së detyrimit mujor, zbatohet si shumë e tyre, për të gjitha kontratat në fuqi, të lidhura para daljes së këtij vendimi, për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore", thuhet në vendim.
Tabela e tarifave të qirasë mujore të pasurive shtetërore
Tarifat minimale mujore të vilave të objekteve janë:
Nr. Vilat dhe Njësia e Me Pa Bodrum Kopsht
Objektet matjes pajisje pajisje
1 Super
kategori Lekë/m2 1.800 1.500 300 150
2 Kategori
ekstra Lekë/m2 700 500 150 150
3 Kategori I Lekë/m2 600 400 150 150
4 Kategori II Lekë/m2 500 300 150 150
5 Kategori III Lekë/m2 400 200 150 150
6 Kategoria IV Lekë/m2 200 150
Tarifat minimale të qirasë të mjediseve për Pallatin e Kongreseve
Nr Emërimi Njësia e majtes tarifat pa TVSH
I Dhënie zyrash me qira
A Me pajisje Lekë/m2/muaj 2000
B Pa pajisje Lekë/m2/muaj 1500
II Salla me qira për
8 orë (1 ditë)
A Salla e koncerteve
ditë aktiviteti Lekë 450.000
B Salla e koncerteve
ditë programore Lekë 112.500
C Salla e kinemasë
për një ditë Lekë 80.000
D Salla për përkthim
për një ditë Lekë 100.000
E Sallat e vogla
për një ditë Lekë 45.000
F Konferencë shtypi
minimumi një orë Lekë/orë 13.500
III Dhënie hollesh me
qira për 8 orë
A Holli kuota 0 Lekë/m2/ditë 100
B Holli kuota 1 Lekë/m2/ditë 300
C Holli kuota 2 Lekë/m2/ditë 250
D Holli kuota 3 Lekë/m2/ditë 250
Vendimi i qeverisë
Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe afatet e dhënies me qira i kanë:
a) Ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, i cili jep me qira, për një afat deri në 1 vit, objektet, me sipërfaqe deri në 200 m2, (ku të jetë përfshirë edhe sipërfaqja funksionale), objektet voluminoze, si depozita, sillose etj., me vëllim deri në 300 m3, si dhe makineri, pajisje, linja teknologjike, të shkëputura ose brenda këtyre sipërfaqeve.
b) Organi, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore të ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror, i cili jep me qira deri në 20 vjet, sipërfaqe mbi 200 m2, objekte voluminoze, si depozita, sillose etj., me vëllim mbi 300 m3, makineri, pajisje, linja teknologjike etj., brenda këtyre sipërfaqeve. Afati i lidhjes së kontratës, për sipërfaqet 200 m2 deri 500 m2 do të jetë deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 do të jetë deri në 20 (njëzet) vjet.
c) Për pasuritë, ku të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore e kanë njësitë e pushtetit vendor, lidhja e kontratave bëhet sipas kritereve të përcaktuara në shkronjat "a" e "b", të kësaj pike.
Përcaktimi i tarifës dysheme për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë
Tarifa dysheme e detyrimit mujor për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, caktohet si shumë e tarifës për ndërtesën, truallin e lirë funksional, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet, galeritë etj., të përcaktuara si më poshtë vijon.
Për sipërfaqen ndërtesë. Ndërtesat quhen të tilla, sipas përcaktimeve të pikës 115, të rregullores së urbanistikës, miratuar me vendimin nr. 722, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e rregullores së urbanistikës".
a) Për ndërtesat:
• brenda unazës së vjetër të Bashkisë së Tiranës, jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj, jashtë unazës e brenda vijave kufizuese të Bashkisë së Tiranës, jo më pak se 200 lekë/m2 në muaj;
• brenda vijave kufizuese të bashkive Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj;
• jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj;
• brenda vijave kufizuese të bashkive Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër, Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manëz, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj.
• jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, jo më pak se 50 lekë/m2 në muaj.
• që do të përdoren për zyra, zyra doganore, dyqane "Duty Free" dhe agjenci shërbimi, në aeroporte e dogana, jo më pak se 2 500 lekë/m2 në muaj;
• që do të përdoren për zyra, agjenci shërbimi në porte, jo më pak se 1000 lekë/m2 në muaj.
b) Për pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive a institucioneve shtetërore, me karakter kombëtar, kulturor, historik, muzeal, arkeologjik, të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor, e paraqitur më lart, do të shumëzohet me 2.
2. Për makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, galeritë minerare etj., vlera e qirasë vjetore llogaritet sipas VAM-it (vlerës aktuale minimale), të llogaritur sipas akteve nënligjore në fuqi, pjesëtuar me vitet e mbetura deri në amortizimin e plotë të tyre. Në rastin kur makineritë, pajisjet, linjat teknologjike e galeritë minerare janë të amortizuara, llogaritja e qirasë vjetore të bëhet sipas VAM-it, të përcaktuar nga eksperti vlerësues dhe të miratuar nga komisioni vlerësues i ndërmarrjes, pjesëtuar me 10.
3. Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, që jepen me qira, me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve të Tiranës, Beratit, Durrësit, Fierit, Korçës, Lushnjës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kavajës, Krujës, Laçit e Lezhës tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të këtyre qyteteve, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj.
4. Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë është 100 lekë/ m2 në muaj.
5. Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
6. Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit dhe 30 lekë/m2 në muaj, jashtë qytetit.
7. Për pasuritë, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, tarifat minimale të detyrimit mujor të qirasë të jenë sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, për mjediset e Pallatit të Kongreseve me miratimin e ministrit, që mbulon ekonominë, zbaton tarifa më të ulëta se ato të parashikuara më lart.
IV. Nxitja e biznesit
1. Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti që i ka marrë me qira ose enfiteozë vërteton se ka plotësuar kriteret e mëposhtme:
a) Për punësimin mesatar vjetor, të vërtetuar nga dega e sigurimeve shoqërore,:
i. kur punësohen 50 - 150 veta, zbritja është 10 për qind;
ii. kur punësohen 151 - 200 veta, zbritja është 20 për qind;
iii. kur punësohen 201- 500 veta, zbritja është 30 për qind;
iv. kur punësohen mbi 500 veta, zbritja është 40 për qind.
b) Për investimet e kryera:
i. 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë deri në 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë, zbritja është 10 për qind;
ii. 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë deri në 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, zbritja është 20 për qind;
iii. mbi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, zbritja është 30 për qind.
Ulja e vlerës së detyrimit mujor zbatohet si shumë e të dyja kritereve të mësipërme.