Toti: “Roma lufton për titull”

"Fjala titull është detyruese, do të shkojmë ngadalë, por Roma është midis katër skuadrave që luftojnë". Kapiteni i Romës, Francesko Toti, është i bindur për këtë. Pas fitores me Palermos dhe perspektivat verdhekuqe Toti bën një paralelizëm me skuadrën kampione të Italisë, që në atë kohë drejtohej nga Kapelo. "Ajo bazohej më shumë në forcën e lojtarëve të vecantë. Kjo e sotmja ka më shumë kolektivitet dhe mbështetet mbi lojën, Zgjedh atë kampione, duke parë që titullin e kam fituar më atë. Më pas edhe këtë sotmen nëse do të fitoj".