"Të vegjlit" e djathtë bashkohen kundër Berishës
Skicohet grupimi i ri i djathtë që do të bëjë oponencën ndaj qeverisë "Berisha". Së shpejti, një grup ish-deputetësh që i përkasin spektrit të djathtë dhe aktualisht nuk janë pjesë e Kuvendit, do të formojnë "Unionin Popullor Europian". Qëllimi i unionit është krijimi i "opozitës" brenda së djathtës. Spartak Ngjela, Preç Zogaj, por edhe emra të tjerë si Nard Ndoka, Dashamir Shehi janë në dijeni të kësaj nisme, e cila do të nisë shumë shpejt. Kjo duket se është mënyra e vetme që ka zgjedhur ky grupim, i cili do të kompensojë mungesën në Parlament me kryerjen e oponencës ndaj Partisë Demokratike jashtë Kuvendit, si forca të bashkuara politike.
Ndërkohë që ende nuk është shuar "zhurma" e zgjedhjeve të 28 qershorit, ka lindur surpriza e zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të jetë "Unioni Popullor Europian". Në krye të kësaj nisme janë ish-deputetë, të cilët ngelën të pakënaqur nga hartimi i listës së deputetëve të kampit demokrat për zgjedhjet e fundit parlamentare. Të gjithë të përjashtuarit, apo të larguarit nga Partia Demokratike do t‘i bashkohen këtij unioni, për të frenuar
nismat e njëanshme të mazhorancës aktuale. Një pjesë e këtij grupimi është optimist për misionin e ardhshëm të unionit, të cilit i bashkëngjiten Spartak Ngjela dhe Preç Zogaj. Por skeptikët brenda këtij koalicioni shprehen se duhet më shumë kohë për të vendosur të gjitha piketat për ndërtimin e "Unionit Popullor Europian". Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, shprehet se "LZHK do të ketë emrin e vet, por ende nuk është vendosur se kur do të bëhet publik ky grupim i ri". Shehi pohoi nisjen e bisedimeve brenda spektrit politik të forcave të vogla të djathta për këtë union, por theksoi se ende nuk ka asgjë zyrtare. Duket se "Unioni Popullor Europian" do të ndjekë të njëjtin shembull si krijimi i "Polit të lirisë" disa ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ftesa do të jetë e hapur edhe për politikanët e tjerë që sot nuk janë më pjesë e Kuvendit, megjithëse nuk kanë shprehur tendencën për t‘u larguar nga Partia Demokratike, duke vazhduar t‘i qëndrojnë besnikë asaj, si Aleksandër Biberaj apo Besnik Mustafaj. Misioni dhe qëllimi i këtij grupimi është bërja e opozitës nga "të djathtët" për të djathtën. Nuk është përcaktuar ende qartësisht koha kur ky union do të dalë në horizont, por ajo që vlen të theksohet është se emrat e politikanëve që janë jashtë Kuvendit janë duke përgatitur "hakmarrjen" ndaj përgjegjësve që i lanë jashtë Parlamentit në zgjedhjet e 28 qershorit. Fjala e fundit do të thuhet shumë shpejt kur "Unioni Popullor Europian" të përcaktojë qartësisht objektivat e tij dhe të zyrtarizojë lëvizjen e të djathtëve "kundër" Berishës. Për koincidencë ose jo, kjo lëvizje përkon me takimet informale mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama me të djathtët, Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka. Në zgjedhjet e 28 qershorit, disa forca politike të djathta si LZHK, PDK, por edhe individë si Aleksandër Meksi iu bashkuan lëvizjes "Poli i lirisë" për të marrë pjesë si një koalicion në zgjedhje, i cili rivalizoi Partinë Demokratike dhe koalicionin që PD-ja ndërtoi me parti të vogla të djathta.