E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka në "gjurmët" e Pollos

"Divorci" i një grupimi forcash të djathta në zgjedhjet e 28 qershorit me Partinë Demokratike sjell nga ana tjetër shkrirjen e disa partive të djathta me PD-në. Pas Partisë Demokrate të Re të Genc Pollos, është Partia Aleanca Demokratike ajo që po mendon shkrirjen me Partinë Demokratike. Kodi i ri Elektoral fillon të japë kështu frytet e tij, teksa pranë gjirit të PD-së pritet të afrohet shumë shpejt edhe Neritan Ceka. Tendenca e kodit është t‘i bashkojë partitë, të krijojë dy grupime të mëdha, qoftë federativ, qoftë të unifikuar, por kjo është një çështje që do diskutohet në kuadrin e funksionimit të koalicionit të djathtë. Genc Pollo dhe Tritan Shehu ishin të parët që menduan t‘i bashkohen Partisë Demokratike pas shumë vitesh divorc dhe të braktisin subjektin e tyre partiak, Partinë Demokrate Reformatore. Pas zgjedhjeve, kjo mund të pasohet me shkrirjen tjetër që rikthen Neritan Cekën në "shtëpinë e vjetër" pas kaq shumë vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›