E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vejat e Bin Ladenit u dënuan me burg dhe të holla

Një gjykatë në Pakistan i ka dënuar me 45 ditë burgim dhe 110 dollarë amerikanë anëtarët e familjes së liderit të Al-Qaidës, Osama Bin Laden.

Këto dënime u dhanë për tri të vejat e Bin Ladenit, dy nga Arabia Saudite dhe njëra nga Jemeni, përfshirë edhe dy vajza të tij, për shkak të hyrjes ilegale dhe qëndrimit në Pakistan.

Gjykata ka urdhëruar dërgimin e tyre prapa në vendet prej nga kishin ardhur.

Gjyqtari Shahruk Arjumand ka theksuar se gratë tashmë e kishin kaluar një muaj në burgim, që nënkupton se ato mund të lirohen dhe dëbohen pas dy javësh të tjera.

Familja e Bin Ladenit ishte arrestuar nga autoritetet e Pakistanit në muajin maj, pasi lideri i Al-Qaidës u vra nga aksioni i komandosëve amerikanë në Abbottabad të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›