Te verberit ne proteste
Ne kerkim te te drejtave dhe per te kundershtuar dhunen ndaj grave te moshuara ne dyert e qeverise, te verberit kane vendosur qe te tubohen serish. Kete here ne sheshin “Skenderbej” ne kryeqytet. Shoqata e te Verberve, ne nje komunikim me median, pasi ka anuncuar vazhdimin e revoltes se tyre deri ne plotesimin e kerkesave qe kane, pershendeti edhe reagimin e presidentit te Republikes, Bamir Topi. Sipas tyre, ai eshte i vetmi qe ka reaguar ndaj dhunes se ushtruar mbi grate e verbra. Nga ana tjeter, Forumi i Grave te Verbra te Shqiperise ka denoncuar dhunen qe u ushtrua ndaj dy grave para godines se Kryeministrise, duke kerkuar mbeshtetje nga te gjitha shtresat e shoqerise. Heshtja e deritanishme e opinionit publik, thane te verberit, eshte nje ogur i zi, qe rrezikon perhapjen e formave te dhunes ne te gjitha nivelet shoqerore.