Të verbrit paralajmërojnë protesta dhe grevë urie
Mosmarrja për katër vite rresht e shtesës mbi pagën e verbërisë ka bërë që komuniteti i të verbërve të nisë protestat, që do të pasohen me grevë urie. Presidenti i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, bën të ditur se protestat do të nisin më datë 1 prill. Fillimisht këto protesta do të fillojnë nëpër qytete dhe më pas do të përfundojnë me një protestë masive në kryeqytet. Sinan Tafaj shprehet se pas kërkesave të bëra disa herë në Ministrinë e Punës e në qeveri, si dhe marrja e një përgjigjeje negative nga ministria, Shoqata e të Verbërve ka vendosur të fillojë protestat. Sipas Tafajt, edhe pse nga qeveria u mor një vendim për reduktimin e pagesës me 10 mijë për të verbrit, kjo shumë është e papranueshme për ta.
31 Mars 2009