Të vërtetat e hidhura që u lanë jashtë Fjalorit të Akademisë së Shkencave
Një shqyrtim i imtësishëm i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. Kritikat për trajtimin e Enver Hoxhës dhe të kaluarës komuniste
Skifter Këlliçi (Boston, SHBA) - vijon nga numri i kaluar
Nuk di nëse në zërat e vëllimit 3 janë përfshirë Dr. Hamdi Sulçebe, i cili, që nga viti 1938 e deri sa vdiq, më 1993, u bë shumë popullor me emisionin “Këshilla mjekësore” dhe Dr. Flamur Topi, po aq popullor me emisionin “Trupi dhe shëndeti”. (Flamur Topi është gjithashtu shkrimtar i njohur për fëmijë). Redaksia e shtypit duhej të të kishte pasur parasysh se radiotelevizionet janë gazetë pa letër dhe distancë dhe t’u jepte më shumë vend në Fjalorin Enciklopedik gazetarëve të radiotelevizive:
Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, të dy martirë të pushkatuar në vitin 1979, pas 15 vitesh burgimi. Kanë qenë nga gazetarët më të mirë të Radio Tiranës. I pari, krijues i emisioneve të njohura “Universiteti popullor i Radios”, “Novela muzikore”, i radio-reportazheve. I dyti, gjithashtu, autor i njohur reportazhesh radiofonike dhe emisonesh për fëmijë. Ata, në vitin 1979 patën guximin t’u dërgojnë një letër anëtarëve të Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, në të cilën kërkonin që të mënjanohej diktatori Enver Hoxha që po e izolonte Shqipërinë nga bota. Veç kësaj, janë të vetmit në historinë e proceseve gjyqësore gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, që pas dhënies së vendimit me vdekje, mbajtën një ligjëratë prej 20 faqesh ku demaskuan diktaturën dhe personalisht Enver Hoxhën:
Fuat Memeli, gazetar i shquar televiziv në fushën e bujqësisë, përgjegjësi i sektorit filmor në Ministrinë e Bujqësisë, fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare në festivale të këtij lloji:
Aziz Gjergji, dokumentarist i njohur në TVSH, sidomos me emisionin shumë popullor, “Ngjarje dhe data” (1973-1986). Sikur materialet origjinale të këtyre emisioneve të përmblidheshin dhe ripunoheshin, Aziz Gjergji do të kishte botuar disa vëllime. Është edhe autori dy librave, midis të cilëve “Myslym Peza dhe mbreti Zog”;
Kostandin Leka, drejtues i njohur i emisioneve shkencore në Radio, (1956-1960) dhe pastaj në TVSH,( 1971-1974), larguar për arsye politike. (Ndoshta, këta tre të fundit mund të përfshihet në një nëntitull të zërit “Radio-kronistë, telekronistë dhe paraqitës programesh në RTVSH”).
Në zërin “Mazreku Anton” ka disa mangësi. Pas emrit, ditëlindjes dhe ditës së vdekjes, (1908-1969), shkruhet vetëm fjala “gazetar”, në një kohe kur duhej të theksohej: “Veprimtar i shquar në fushën e sporteve,veçanërisht të futbollit, themeluesi i gazetarisë sportive shqiptare, të shkruar dhe radiofonike, publicist edhe në fusha të tjera”.
Në fund të këtij zëri duhej shtuar: “Ka krijuar edhe në fushën e letërsisë artistike, prozë, poezi, përkthime, të botuara në shtypin e kohës, nga vitit 1925, krijimtari të cilin e ndërpreu në vitin 1944. Kjo krijimtari është përmbledhur në vëllimin “Anton Mazreku, fjala, heshtja”.
Të më falni, por nuk figuron as i nënshkruari, gazetar, publicist, komentator sportiv në RTVSH, me disa ndërprerje që nga viti 1959 deri në vitin 1999, periudhë kur u largova për në SHBA. Kur figuron zëri i kolegut të tij, Ismet Bellova gjykoj se duhej të figuronte edhe ai, aq më tepër që është edhe shkrimtar.
Por, me sa duket, redaksia e letërsisë ka gjykuar se ai, duke qenë edhe themeluesi i rubrikave sportive në Radio, në vitet “60 dhe TVSH në vitet “70, komentator sportiv në RTVSH, autor i katër librave: “Historia e futbollit”, “Yjet e futbollit botëror”, (publicistikë), “Nga 2 – 3 - 5, në 4 – 4 - 2”, (vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit shqiptar, 1930-1987),”Histori e Raditelevizionit Shqiptar, (1938-1990)” (shkencore), bashkëpunëtor i “The European Football Yerbook.”,(Vjetari i futbollit evropian”), nga viti 1987 deri në vitin 1998, që botohet në Angli, autor nga viti 1999 e deri tani i rreth 500 faqeve ciklesh “dossier” në faqet e gazetave “Shekulli”,””Koha Jone”,”Panorama”,”Tirana Observer”,”Tema”,”Sport Ekspres”, gazetat e diasporës shqiptare, “Illyria”, “Bota Sot”, me temë nga fushat e letërsisë, historisë, artit, gjuhës dhe sportit, si:”Dy martirë të Radio Tiranës, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho”, “Radio Tirana në rrjedhën e viteve”, “Faqe nga historia e Televizionit Shqiptar”, “Ndodhi gazmore nga historia e Radio Tiranës”, “Enver Hoxha përballë Festivalit të 11-të”, “Vrasja në rrugën Kastolione”, mbi atentatin e Avni Rustemit kundër Esat Pashë Toptanit, nën dritën e dokumenteve historike, “Si u bë toskërishtja gjuhë letrare”, “11 shtatori 2001 në sytë e një shqiptari”, etj., etj., me nga 25-30 faqe secila, duhej të figuronte në zërat e shtypit.
Nga ana tjetër, redaksia e shtypit, duke gjykuar se i nënshkruari është edhe shkrimtar, i pari që ka trajtuar temën e sportit në letërsi, me vëllime me tregime, si “Një ndodhi në stadium”, novelën “Në tokë të huaj”, romanin ”Tirana dy orë para dënimit”, etj., autor veprash për fëmijë, si novela “Kujtimet e mëhallës së vjetër”,( përfshirë në programet e klasave të gjashta të shkollave 8-vjeçare, nga viti 1979-1990), i romanit “Pas gjurmëve”, mbi motivet e të cilit është realizuar nga regjisorja Xhanfize Keko filmi artistik, me të njëjtin titull, fitues i çmimit special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni, në Itali, në vitin 1979, “Shpërthimi”, mbi motivet e të cilit është realizuar filmi tjetër “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, i pari film artistik shqiptar me metrazh të gjatë, me temë sportive, autor i romaneve me temë historike, “Atentat në Paris”, mbi motivet e të cilit është shkruar dhe shfaqur drama “Dy krisma në Paris”, “Vrasës me duar të bardha”, “Festivali i njëmbëdhjetë” dhe gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka shkruar edhe romanet humoristike me temën e ditës, si “Tirani ngrihet nga varri” dhe “Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars”, romanin me temë ilire, “Dashuri e gdhendur në shkëmb”, kanë menduar se ai duhet t’i takojë redaksisë së letërsisë dhe jo shtypit. Kështu, i nënshkruari ka mbetur … jashtë FESH-it.
Në qoftë se për redaksinë e letërsisë konsiderohet shkrimtar minor, pra që nuk meriton të përfshihet në FESH, nuk mund të jetë kurrsesi i tillë si publicist.
Mungojnë radiot e huaja në gjuhën shqipe, të tilla si: Zëri i Amerikës, BBC, Dojçe Vele, Radio Moska, Radio Vatikani, Radio Sofia, Radio Pekini…(Mund të jenë përfshirë në ndonjë zë tjetër të veçantë në vëllimin e III-të të Fjalorit Enciklopedik).
Mungon Radio Bari, në valët e së cilës në vitin 1937 filluan emisionet e para prej 30 minutash në gjuhën shqipe, me gazetar Masar Sopotin. Kjo radio funksionoi deri në nëntorin e vitit 1938, kur u përurua Radio Tirana. Nuk di nëse është përshirë në FESH revista “Radio Tirana”, që nisi të botohej në vitin 1940 dhe “Radiopërhapja”, në vitet 1947- 1949, që u ribotua më vonë në periudhën 1967- 1974, si dhe
Radiostacionet e Laprakës, Kasharit, Fllakës, si zë më vete “Radiostacionet”.
Mendoj se në redaksinë e Shtypit duhej të ishte pa tjetër pjesëtar Marash Hajati, ish-gazetar pastaj sekretar i kolegjiumit të gazetës “Puna” në fund të viteve 50-të dhe fillim të viteve “60-të, ish-instruktor në Drejtorinë e Shtypit në Komitetin Qendror të PPSH-së nga fillimi i viteve ’60-të deri në vitin 1974 e pastaj drejtor i TVSH-së, zëvendësdrejtor dhe drejtor i Përgjithshëm i RTVSH-së deri në vitin 1987, kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, e pastaj, president i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë deri në vitin 1992, kur doli në pension. Me këtë përvojë të gjatë, ai do të kishte ndihmuar shumë në këtë drejtim.
Mangësi të tjera
Nga një shikimi i shpejtë vë re se në FESH janë harruar figura të njohura, ose mund të përfshiheshin figura të tjera: Xhoni Athanas, këngëtar lirik, me banim në SHBA, ku vazhdon të aktivizohet ende edhe sot; Albert Janku, ndër kërcimtarët më të mirë klasikë të TOB-it; Ilir Kerni, kërcimtar i njohur klasik i TOB-it, sot me banim në Itali;
Martin Perlocaj, gjithashtu kërcimtar i njohur në Francë, për të cilin ka shkruar një libër edhe Kadareja. (Mund të jetë përfshirë në vëllimin III të FESH-it);
Qamil Buxheli, publicist, shkrimtar i shquar, humorist, kryeredaktori i parë i revistës së njohur ”Ylli” (1961-1974), i shkarkuar nga ky post pas Plenumit të 4-të të KQ të PPSH-së, në vitin 1973 (Citohet vetëm me emër në zërin “Letërsia Humoristike);
Spiro Dede, publicist, skenarist, ish-kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, kryetar i PPSH-së deri në qershor 1991, kur deklaroi në gazetën “Koha Jonë”, se veprat e Enver Hoxhës duhej të ktheheshin në karton. Aq më tepër, kur përfshihet me të drejtë në FESH, Namik Dokle, si politikan dhe si shkrimtar…; Fatos Lubonja, publicist, analist i shquar, autor i veprës së njohur publicistike, “Ridënimi”, përkthyer dhe botuar në Angli dhe SHBA; Uran Butka, politikan, publicist, autor i disa librave; Mustafa Greblleshi, gazetar i “Bashkimit të Kombit” në vitin 1944, i njohur për një rubrikë shumë popullore, me pseudonimin Liu i Cakut, pastaj gazetar i “Bashkimit” në 1945 deri 1948, i burgosur në 1948-49 nga regjimi komunist, autori i romanit sentimental “Gremina e dashurisë” (1944), por që për problemet shoqërore që shtronte, pati jehonë të madhe. Ai është autor i vëllimit me tregime “Shënimet e një bojaxhiu”, përkthyes i talentuar i Pirandelos në prozë e dramaturgji dhe i veprës së pavdekshme, “Përrallat e njëmijë e një netëve.”: Në Fjalor mungojnë edhe emrat e poetëve të rinj dhe të talentuar Vilson Blloshmi dhe Genc Leka që u pushaktuan nga diktatura komuniste (Besoj se në vëllimin e tretë nuk do të jetë harruar poeti i njohur, Trifon Xhagjika, edhe ai i pushkatuar nga regjimi…);
Jorgo Bllaci, ish-i burgosur politik, poet, i njohur sidomos për përkthimin e poetëve klasikë rusë dhe shkrimtarëve të tjerë. Për këtë ndihmesë është dekoruar nga qeveria ruse në vitin 1994: Harresa vijon më tej me emra si:
Robert Elsi, studiues i njohur i letërsisë shqiptare; Razi Brahimi, kritik, studiues i letërsisë shqiptare, autor i disa librave në këto fusha. Kur figuron Koço Bihiku, kritik i realizmit socialist dhe autor i teksteve të letërsisë shqipe të kësaj periudhe, mendoj se nuk ka arsye të mos figurojë edhe Razi Brahimi, i cilit nuk përmendet as në zërin “Kritika Letrare”; David Bellow, përkthyes i veprës së Kadaresë në anglisht;
Sali Brari, Artist i Merituar, këngëtar i njohur i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore; Enver Dauti, aktor, së pari në Teatrin Popullor dhe pastaj në Estradën e Shtetit, ku krijoi një galeri figurash vërtet episodike, por të spikatura edhe në kinematografi. (Le të kujtojmë rolin e kuzhinierit në filmin ‘Lulekuqet mbi mure”).
Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar mund të përfshihen shkrimtarë me origjinë shqiptare si: Latif Arnauti, shkrimtar siriano-shqiptar, me origjinë nga Kosova, që ka shkruar edhe në gjuhën shqipe. Ka qenë i ftuar edhe në Kongresin e 3-të të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në vitin 1983.
Mustafa Iluluki, poet sirian, me origjinë shqiptare. (Ndoshta të dy figurojnë në ndonjë zë të vëllimit 3). Të dhënat për ta janë marrë nga libri “Histori e Letërsisë Shqiptare”, të Robert Elsit. (Tiranë, Pejë, 1997).
Gjithashtu në Fjalor mund të përfshiheshin: Abdulla Grimci, kompozitor, themeluesi i Orkestrës Sinfonike të Radio Tiranës, në vitin 1962 dhe i festivaleve të Këngës në Radio, po atë vit, autori i shquar në muzikën e lehtë dhe simfonike.
Fotoreporterët e harruar pas vitit 1944
Në zërin “Fotografia” janë shënuar vetëm disa emra. Midis tyre duhej të përmendej pa tjetër Enver Shabani, babai i fotografisë sportive, Adnan Hyka, sot fotoreporter i njohur sportiv. Mungojnë shtëpitë botuese si “Onufri”, “Dudaj”, e ndoshta “Toena”, nga më të mëdhatë pas vitit 1991. Ndoshta, janë përfshirë në zërin ”Shtëpitë botuese”.
Në zërin “Festivalet”, duhej të përmendej Festivali i 2-të i Këngës në Radio dhe Festivali i 11-të ( ky i fundit si zë më vete), që u dënuan nga regjimi komunist, si dhe këngëtarë të tillë si Sherif Merdani, regjisori i këtij festivalit, Mihal Luarasi, që u dënuan me heqje lirie …
Mungon zëri “Muzika e Lehtë” (mbase është përfshirë në ndonjë zë me emërtim tjetër). Nuk di nëse ish-shoqata e të Përndjekurve Politikë, shndërruar më pas në Institut, figuron në vëllimin 2 ose 3 me tjetër emërtim.
Mendoj se duhen përcaktime më të plota në zëra të tjerë: Në zërin “Diktatura”, pas …Musolinit, Hitlerit, përmendet edhe Enver Hoxha. Ky zë është i përciptë. Duhet parë më thellë historikisht, duke përmendur diktatorë që nga antikiteti dhe periudhat e tjera historike. Mendoj se diktatori Franko duhet të figurojë në FESH, si zë më vete, sepse emri i tij lidhet ngushtësisht me brigadat internacionaliste, në radhët e të cilave morën pjesë edhe vullnetarë shqiptarë që luftuan kundër forcave fashiste të komanduara prej tij.
Duhet shtuar zëri “Diktatura Komuniste” dhe “Diktatura Komuniste në Shqipëri” (mund të jetë përfshirë në ndonjë zë tjetër në vëllimin 2 ose 3).
Në zërin “Hoxha Enver, pas përcaktimeve: “Udhëhoqi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe drejtoi shtetin shqiptar”, - duhej të shtohej detyrimisht fraza: “dhe u kthye më pas në një nga diktatorët stalinistë më jetëgjatë.”. Madje, jetëshkrimi i tij duhej të trajtohej me ngjyra më të forta. Nuk vihet në dukje se gjatë udhëheqjes së tij shumëvjeçare, u shtua dhuna, kampet e përqendrimit, spastrimet në radhët e Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe madje, Byrosë Politike, që ishin vepër e dorës së tij…se Shqipëria u bë nga vendet më të varfra të botës.
Në zërin “Hoxha Nexhmije” duhej të ishte vënë në dukje se ajo ka miratuar me ndërgjegje të plotë çdo nismë të bashkëshortit të saj në fushën ideologjike, ekonomike, që sollën pasoja të rënda. Këtë e dëshmojnë edhe veprat e saj të botuara pas viteve ’90, ku ajo lartëson figurën e tij, pa i vënë në dukje as edhe një gabim parimor, qoftë në politikën e brendshme, ashtu edhe të jashtme.
Nuk mjafton të cilësohet në FESH vetëm me fjalët: “bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Enver Hoxhës”.
Në zërin “Kapo Hysni” nuk theksohet se ai ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i diktatorit Enver Hoxha, se mbulonte në Komitetin Qendror të PPSH-së edhe Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit, se miratonte çdo veprim të tyre për shtimin e dhunës nëpërmjet burgimeve, internimeve, ashpërsimit të luftës së klasave, persekutimeve në emër të së ashtuquajturës “diktaturë e proletariatit”.
Lexuesi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, pas 50 vjetësh, duke lexuar zërin kushtuar Hysni Kapos, do të gjykoje: “Sa i mire paska qenë zavalli!..Kot u paskan rënë më qafë Byrosë Politike!..”
Po kështu, ai do të gjykojë edhe për Kadri Hazbiun, kur të njihet me jetëshkrimin e tij në FESH., aq më tepër kur të lexoje këto radhë: “...u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (1949-1954), drejtoi veprimet për eleminimin e grupeve të armatosura armiqësore ndaj regjimit në fuqi”(?). Ose: “në vitin 1982, në kuadrin e represioneve të ndërmarra në ushtri, u shkarkua …)”. Përse shkruhet kaq tërthorazi? Përse nuk përcaktohet qartë se këto grupe kërkonin rrëzimin e komunizmit në Shqipëri?
Si në zërin “Balluku Beqir”, ashtu si dhe në zërin “Petrit Dume”, për shkaqet e dënimit të tyre, përdoret e njëjta shprehje: “....në kuadrin e represioneve të ndërmarra në ushtri, u arrestua dhe u dënua…”. Përse nuk theksohet se këto “represione”, (më mirë spastrime), bëheshin me urdhër të diktatorit Enver Hoxha që vazhdonte të eleminonte pa mëshirë edhe besnikë që i kishin shërbyer verbërisht?...
Përse nuk shkruhet se K.H., si ministër i Brendshëm, me anë të Sigurimit të Shtetit,“armë e diktaturës së proletariatit” ushtroi dhunë të ashpër ndaj tërë atyre që cilësoheshin si armiq të partisë dhe të popullit, se për këtë qëllim u shtuan persekutimet, survejimet nga Sigurimi i Shtetit, burgjet, kampet e përqendrimit?… Lexuesi i sotëm dhe i ardhshëm duhet të sqarohet për këto të vërteta të hidhura historike.
Në zërin “Marku Gjin”, ndër të tjera shkruhet:”..u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”, kur duhej shkruhej:”…kundër pushtetit komunist”. Kam mendimin se në FESH duhet të zënë vend eksponentët kryesorë të diktaturës komuniste në Shqipëri. Në çdo fjalor enciklopedik gjerman dhe të vendeve të tjera hasen emrat e Hitlerit, Gebelsit, Geringut, Himlerit, Hesit, Ajhmanit…
Pra, në FESH duhej të zinin vend emra persekutorësh të tillë si Feçorr Shehu, Nevzat Haznedari, Aranit Çela…, vegla të urryera të diktaturës komuniste (Ndoshta përfshihen në ndonjë zë në vëllimin 3, për shembull “Sigurimi i Shtetit”...)
Në FESH mungon zëri Byroja Politike e PPSH-së, ku duhet vënë dukje se si diktatori Enver Hoxha asgjësoi një pjesë të madhe të tyre, duke i cilësuar si armiq të Partisë, si dhe zëri tjetër Komiteti Qendror i PPSH-së, ku u përsërit e njëjta histori. (Ndoshta është përfshirë në zërin “Partia e Punës së Shqipërisë” ,vëll. III).
Në FESH është përfshirë zëri “Gjykata e Lartë”, në të cilin çuditërisht shkruhet për funksionet e tij pas vendosjes së demokracisë pluraliste, pra, sikur ky institucion të jetë krijuar pas vitit 1990, kur dihet fare mirë se ka ekzistuar që në vitin 1945 dhe ka qenë një instrument i diktaturës komuniste.(Që është themeluar në atë periudhë, pohohet edhe në rreshtin e fundit të këtij zëri, ku renditen emrat e kryetarëve të parë të këtij institucioni: Andrea Sahatçi, Shuaip Panariti, Aranit Çela…(Një institucion i tillë mund të ketë funksionuar edhe në regjime të mëparshme, para Luftës së Dytë Botërorë). Ajo që bie në sy në historinë e institucioneve të ndryshme, është se nuk përmendet të paktën drejtori i parë i tyre.
Gjithashtu në FESH duhej të përfshihej zëri “Gjykatat”, veprimtaria e të cilave duhej të përshkruhej historikisht, deri në ditët tona, duke përfshirë edhe periudhën komuniste. Dihet se këto gjykata, pasi shqyrtonin dosjet e përpunuara nga zyrat e hetuesive të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të burgosurit politikë, me dëshmi të sajuara prej tyre, ishin të detyruara t’i dënonin ata, sipas nenit 55 të Kodit Penal, me dënime nga më të ashprat,duke u mbështetur në procese gjyqësore të bazuara në dëshmi të dëshmitarëve të rremë, të caktuar nga këto hetuesi.
Mendoj se në FESH duhej përfshirë zëri “Hetuesia” në të cilin duhej të përshkruhej specifika e punës se proceseve hetimore ndaj të burgosurve politike, të shoqëruara sipas rasteve, edhe me mjete të torturës, sidomos deri në vitin 1948, në mënyrë që t’i detyronin ata që të pohonin në proceset e stisura gjyqësore se ishin armiq të betuar të pushtetit popullor dhe të dënoheshin sipas nenit 55 të Kodit Penal.
(Nuk di nëse në vëllimin e III është përfshirë zëri aq famëkeq “Neni 55”, që zbulonte se ç’ishte e ashtuquajtura demokraci që ekzistonte në Shqipëri gjatë periudhës së sundimit të diktatorit Enver Hoxha).
Në FESH nuk përfshihet çuditërisht zëri “Lufta e Klasave”, kjo “forcë lëvizëse e shoqërisë socialiste”, të cilën Partia Komuniste, e udhëhequr nga Enver Hoxha, e filloi që në tetor të vitit 1944, sapo hyri triumfuese në Tiranë, me pushkatimin pa procese gjyqësore të 38 intelektualëve dhe u thellua, madje, sipas Enver Hoxhës, edhe brenda gjirit të partisë (?).
Në FESH nuk janë përfshirë si zëra më vetë “Komunizmi”, “Fashizmi”, e ndoshta edhe “Nazizmi” si rryma ideologjike. Duhej të shpjegoheshin evoluimet e tyre nga pikëpamja historike, me krijimin e partive të mbështetura në këto ideologji në vendet ku ato lindën dhe erdhën në fuqi…
(Ndoshta, zëri “Komunizmi” është përshirë në vëll. 3 me ndonjë emërtim tjetër).
Në FESH duhej të zinte vend zëri “Krimet kundër regjimit komunist në Shqipëri” (mbase është përfshirë me ndonjë emërtim tjetër, për shembull, “Sigurimi i Shtetit”, ku veç historisë së këtij institucioni, famëkeq, drejtuesve të tij kryesorë, duhet të jenë vënë dukje shifrat ngjethëse të krimeve që i shkaktuan popullit shqiptar:
Të vrare; - 5477 burra dhe 450 gra: Të burgosur; 26 768 , nga të cilët, vdiqën 1065 burra dhe gra: Të internuar; mbi 32.000 burra gra dhe fëmijë, nga të cilët, vdiqën 7022, etj….
Në FESH është shkruar për zëra që u përkasin shumë konferencave në periudha të ndryshme historike, por, çuditërisht mungon zëri “Konferenca e Tiranës” (1956), ku komunistët shqiptarë, nën shembullin e Kongresit XX të PPK të BS, me diskutimet e tyre, ngritën zërin që edhe në PPSH të frynin erërat e demokracisë, zë që u shua me dhunë nga diktatori Enver Hoxha…
Në FESH duhej të përfshihej edhe zëri “Komisioni i Dëbim – Internimeve” pranë Këshillit të Ministrave, që miratonte propozimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për marrjen e masave të tilla të tmerrshme të thellimit të mëtejshëm të luftës së klasave kundër familjeve të personave të dënuar politikisht nga regjimi komunist.
Në FESH, mendoj se duhej të zinte vend zëri “Brezhnjev Leonid”, sepse ishte pikërisht Brezhnjevi dhe udhëheqësit kryesorë sovjetikë, të cilët, pas largimit të Hrushovit nga pushteti, në vitin 1964, kërkuan që të krijohej një klime afrimi ndaj Shqipërisë. Nuk ishte e rastit që Shqipëria, pas vitit 1968, u ftua dy herë të merrte pjesë në mbledhjet të Komitetit Konsultativ të Traktatit të Varshavës, nga ku ajo kishte dalë me vullnetin e saj, por figuronte “de jure” në të. Por, këto ftesa, siç dihet, u hodhën poshtë nga Enver Hoxha, që e cilësonte Brezhnjevin, Kosigin dhe Podgornin si trojkë që vazhdonte kursin revizionist të Hrushovit.
Në zërin “Alia Ramiz”, mendoj se mund të ishte theksuar se ai u vu në krye të udhëheqjes shqiptare në një periudhë kur vendi ynë, si rezultat i politikës vetizoluese, të ndjekur me fanatizëm nga diktatori Enver Hoxha, ndodhej në një gjendje shumë të rëndë ekonomike, të cilën ai nuk mundi ta përmirësonte, aq më tepër që,duke e cilësuar Kongresin e IX të PPSH-se “Kongresi i vazhdimësisë”, sanksionoi se do të ndiqte të njëjtën vijë politike të tij; të brendshme dhe të jashtme….
Në FESH mund të zinte vend si zë më vete Kongresi XXI, (1961), ku Hrushovi shpalli botërisht mosmarrëveshjet ideologjike me PPSH-në dhe e akuzoi atë se ishte shitur për pesë aspra te imperializmi perëndimor…Mund të zinte vend si zë më vete edhe Kongresi XX dhe të theksoheshin, sidomos vendimet e tij për dënimin e kultit të individit të Stalinit, të cilat, solli si pasojë edhe ngjarjet tronditëse që ndodhen në Konferencën e Tiranës, në vitin 1956.
Vijon në numrin pasardhës
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Emrat e harruar të sportit dhe disidencës në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar
Figurat që u mënjanuan ose u neglizhuan nga stafi i Akademisë së Shkencave
Për më shumë, na ndiqni në vijim
5 Maj 2010