Një legjendë jugosllave? - 30 vjetori i vdekjes së Titos
Selma Filipoviq, Esat Ahmeti
Më 4 maj mbushen 30 vjet nga vdekja e Josip Broz Titos. Ai ishte drejtues i lëvizjes partizane në Jugosllavinë e dikurshme. Pas Luftës së Dytë Botërore Tito qeverisi vendin për 35 vjet rresht deri në vdekjen e tij. Tito ishte një personalitet karizmatik, por pati bërë një gabim vendimtar: pas 1945-ës ai e pati ndaluar që të flitet për rrymat fashiste dhe nacionalsocialiste në rradhët e veta. Arsyeja: ato vetëm kishin ngritur kokën nga fashistët e Italisë dhe nazistët e Gjermanisë. Kështu pas vdekjes së Titos u shfaqën sërish konfliktet e vjetra. Po të përpunohej më mirë historia atëherë një pjesë e luftës civile nuk do të zhvillohej në formën, që e përjetuam, komenton Hans Koschnik, ish-deputet në Bundestagun gjerman dhe adminstratori i parë ndërkombëtar i Mostarit Tito ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën evropiane dhe botërore, sqaron Koschnik: "Tito pëlqehej, sepse kishte liruar veten nga kthetrat e Moskës. Të tjerët nuk e donin, sepse ishte komunist. Thjesht kjo mund të thuhet kështu. Por në të vërtetë ai ishte një prej njerëzve të paktë, që ishin në gjendje të ngrenë ura në mes të blloqeve, me të cilët mund të punohej. Në Evropë ishin finlandezët, jugosllavët dhe austriakët.
Sistemi humbi legjitimitetin
Pohimet e shumë njerëzve në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj se shpërbërja e vendit ka ndodhur për shkak të urrejtjes së moçme në mes të popujve, e cila po mbahej e shtypur me reprezalje nga Tito, janë të gabuara, mendon Holm Sundhausen, profesor për historinë e Evropës Juglindore në Berlin. Me zgjidhjen e antagonizmave Lindje-Perëndim në kohën e Gorbaçovit ndër të tjera u bë e panevojshme edhe lëvizja e të painkuadruarëve, e thirrur në jetë nga Titoja. Sistemi i vetqeverisjes, i vendosur nga Tito, u tregua ekonomikisht joefikas, sistemi i ashtuquajtur titist gradualisht humbi legjitimitetin e tij. Vetë lufta është manipuluar nga politikanët e Titos dhe intelektualët, sqaron Sundhausen. "Emri i Titos lidhet me çlirimin e vendit prej sundimit të nacionalsocialistëve dhe aleatëve të tyre. Emri i tij lidhet me rezistencën e suksesshme kundër Stalinit, me zhvillimin, që nisi në Jugosllavi në fillim të viteve 50-të, me hapjen e vendit ndaj perëndimit, me modelin e vetqeverisjes, me statusin e posaçëm të vendit, si vend prijës i bllokut të të painkuadruërve dhe për një mirëqenie relative, për të cilën njerëzit në vendet e tjera socialiste për një kohë të gjatë mund vetëm të ëndërronin."
Por kur flitet për mjetet, me të cilat Tito ka zbatuar politikën e tij, atëherë sipas Sundhausen ndryshon puna. Bëhet fjalë për viktima të akteve hakmarrëse ndaj pushtuesve, pjesëtarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre gjatë luftës. "Po të kishte atëherë një Tribunal për krime lufte në Jugosllavi, me siguri që Tito do të përmendej në këtë gjykatë", thotë Sundhausen.
Jo demokraci në kuptimin e vërtetë të fjalës
Tito kishte pjesërisht meritat e veta për organizimin e luftës partizane kundër nazistëve gjermanë dhe pushtuesve të tjerë si dhe çlirimin e vendit, komenton Harald Potempa nga Zyra për hulumtime historike- ushtarake në Potsdam. Ndërkohë studimet e fundit japin një rivlerësim për luftën partizane. Në fakt bëhet fjalë për një përzierje të aktiviteteve të partizanëve dhe lëvizjeve tërheqëse të ëehrmahtit gjerman, i cili donte të pengonte, që të izolohej në Evropën Juglindore në Ballkan nga ushtria e kuqe, sqaron Potempa. "Tito përfundimisht ka meritat që Jugosllavia ndoqi rrugën e vendeve të painkuadruara. Por është e kuptueshme, që Jugosllavia e Titos me siguri që nuk ka qenë demokraci në kuptimin perëndimor të fjalës. Kështu që unë mendoj se ka qenë shumë e guximshme, interesante dhe për t'u vlerësuar lart fakti, që ai ka provuar t'i shmanget ndikimit të Stalinit. Me siguri që kishim të bëjmë me një diktaturë më të butë se në vendet e tjera, por prapë kishim të bëjmë me një sistem njëpartiak", mendon Potempa.
DW
Si kujtohet Tito në Kosovë
Bekim Shehu
Në Kosovë periudha e Josip Broz Titos dhe qasja e tij ndaj Kosovës kujtohet në forma të ndryshme. Historianët kosovarö thonë se Josip Broz Tito Kosovën dhe qytetarët e saj i ka rënditur si vend dhe qytetarö të dorës së deri në vitin 1974, kur miratohet kushtetuta për Kosovën dhe këtë krahinë e bën njësi të barabartë përfaqësuese me Republikat e tjera tö Jugosllavisë. Profesori i Historisë, Ibrahim Gashi, thotë se qasja e Titos në raport me Kosovën nuk ishte e drejtë, pavarësisht disa tendencave të tij, që të arrijë një stabilitet me përfaqësimin nacional të kombeve në federatë.
"Unë mendoj se Tito ka bërë shumë pak reforma, ka lejuar shumë pak liri dhe ka ngritur shumë pak institucione për Kosovën dhe mund të thuhet se krejt ajo çfarë ka gëzuar Kosova deri te viti 1974 në Jugosllavinë e Titos nuk ka qenë as autonomi kulturore", thotë profesori Ibrahim Gashi.
Profesori Ibrahim Gashi thotë se edhe me amandamentimin e kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovën e bën njësi të barabartë të përfaqësimit në federatë, kjo më shumë ishte e barabartë vetëm në planin formal, ndërsa në atë praktik nuk është realizuar ajo çfarë shkruhej në kushtetutë.
"Pra unë mendoj se qasja e Titos nuk ka qenë shumë afirmative për Kosovën. Ka qenë deri në një masë, saqë me afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Kosovë ta frenojë pak ngritjen e nacionalizimit serb, por jo në masën sa të zgjidhë problemin e shqiptarëve të Kosovës. Pra statusi i Kosovës si njësi federale, si njësi autonome njëherë në kuadër të Republikës së Serbisë, pastaj edhe në federatë, flet që Kosova nuk e ka pasur mundësinë, që ta afirmojë komplet vetvetën", thotë profesori Ibrahim Gashi.
Disa qytetarö të Kosovës tash në moshë dhe të cilët e kanë përjetuar kohën e Titos kujtojnë ditë të mira për stabilitetin social, mirëpo jo edhe për të drejtat e tyre, që të jenë tërësisht të barabartë me qytetarët e republikave tjera të Jugosllavisë.
"Në një farë mënyre atëherë ishtë drejt, pra Tito mundohej që të ishin të barabarta të gjitha republikat dhe krahinat e Jugosllavisë. Por ka pasur shumë nacionalistë serbö, që kanë qënë kundër Titos."
"Shqiptarët e Kosovës Titon e ka dashur, në fund ai veproi mirë, edhe Fadil Hoxha, edhe Tito. Edhe në atë kohë flitej që Kosova të jetë republikë, mirëpo Tito thoshte se akoma nuk janë pjekur kushtet, sepse e dinte që Serbia kurrö nuk do ta pranonte që Kosova të jetë republikë në kuadër të Jugosllavisë".
Sidoqoftë në shtypin kosovar 30 vjet pas vdekjes së Titos shkruhet se tash territori, në të cilin Tito udhëhoqi me një sistem të posaçëm politik të hapur nga lindja socialiste dhe perendimi liberal-demkratik, por edhe nga bota e tretë, ka një pamje krejt tjetër. Në territorin e ish Jugosllavisë pas disa luftrave, tash janë krijuar shtatë shtete të reja, dy prej të cilave janë pjesë e aleancës veriatlantike, ndërsa të tjera shtete kanë aspirata të hyjnë në BE.
DW
5 Maj 2010