Teatri Kombëtar me Darka e gabuar, në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës
dramatizim i romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare. Eventi do të zhvillohet në fund të muajit maj 2010 me pjesëmarrjen e trupave profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përzgjedhja e dramës që do të vihet në skenë me rastin e këtij eventi shumë të rëndësishëm u bë pas një ftesës që Teatri Kombëtar i bëri në muajin dhjetor të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në vite, për të sjellë krijimet më të fundit. Deri në datë 20 shkurt u dorëzuan 16 drama nga autorët: Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, Z.S. Di Magio-Veprat, Fatos Haxhiraj, Stefan Çapaliku, Vangjush Popli, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, Sheri Mita, Pëllumb Kulla, Vladimir Lule, Thanas Borodani, Gëzim Alpion. Pas leximit të veprave Bordi Artistik vlerësoi prurjen shumë të lartë dhe cilësore të veprave të dramaturgëve shqiptarë, duke falënderuar për kontributin e dhënë nga të gjithë autorët për zhvillimin e mëtejshëm të dramaturgjisë kombëtare. Bordi artistik i Teatri Kombëtar përbëhet nga: Adriatik Kallulli, Agim Zajmi, Petrit Malaj, Artan Minarrolli, Altin Basha, Genc Sharku dhe Kristaq Skrami. Ky bord ka zhvilluar dy mbledhje për të miratuar dramën fituese në datë 08/03/10 dhe në datë 10/03/10. Në unanimitet me të shtatë votat e anëtarëve të bordit u përzgjodh si fitues dramatizimi i romanit të I.Kadaresë Darka e gabuar, nga Fatos Haxhiraj si vepra më cilësore dhe më e arrirë. Kjo vepër u dallua për origjinalitetin, enigmën, thrillerin dhe gjuhen e përzgjedhur. E ndërkohë që veprat shqiptare kanë qenë në qendër të vëmendjes në festivalin teatror pesë vjet më parë, edhe zhvillimi i fundit i këtij eventi. Gjatë festivalit pati edhe dy trupa konkurruese nga jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.
Last Updated on E Premte, 12 Mars 2010 23:14