Teatri i Metropolit, ambiente të reja për një teatër ndryshe

Qendra Kulturore Tirana shumë shpejt do të inaugurojë hapësirat e reja teatrore
Vetëm një vit më parë jetës kulturore të kryeqytetit iu shtua një hapësirë e re Teatri i Metropolit. Ky teatër gjatë kësaj periudhe i është përmbajtur qëllimit të tij; si një far në anë të detit. Ai ka drejtuar dhe tërhequr drejt vetes krijues, regjisor, aktorë të rinj, duke iu dhënë mundësinë të shprehin ndjesitë, aftësitë dhe dashurin e tyre për teatrin. Tani pas një viti, të gjithë këta artistë kanë mundësinë të ngjisin në skenën e re të Teatrit të Metropolit krijimtarinë e tyre. Misioni i Teatrit të Metropolit mund të përmbushet plotësisht me ambientet e tij të reja, duke i dhënë një energji pozitive dhe shtyse jetës kulturore të kryeqytetit. Rikonstruksioni i ambienteve tashmë është drejt përfundimit. Si fryt i kësaj Teatri i Metropolit ofron: salla e Teatrit të Metropolit me 120 vende, një sallë me standarde europiane kontemporane, studion e provave në tavolinë, studion e provave në mizanskenë, hapësira e së cilës mund të shfrytëzohet edhe për shfaqe me më pak personazhe; dhomat e aktorëve, dhoma e grimit; garderoba e rekuizita; pultet e komandimit të regjisë, ndriçimit, fonisë etj. Gjithashtu Teatri i Metropolit i ofron të gjithë dashamirësve dy ambiente të veçanta që janë: Biblioteka e Teatrit të Metropolit dhe Art Kafe Metropol, që janë të hapura në çdo moment të ditës për të ofruar një kafe dhe shkëmbyer biseda rreth artit dhe kulturës. Ky ambient gjithashtu do të funksionoj si një mini-kinema ku do të shfaqen filma, dokumentarë si dhe filmime të shfaqjeve teatrale shqiptare dhe të huaja. Ambientet dhe sallat e Teatrit të Metropolit do të vihen, gjithashtu, në dispozicion të studentëve të viteve të fundit të Akademisë së Arteve, të cilët duan të realizojnë diplomat e tyre. Konkretizimi i kësaj sipërmarrjeje gjigande është bërë i mundur falë mbështetjes dhe dëshirës së madhe të Bashkisë së Tiranës për ti dhuruar kryeqytetit një mundësi te re argëtimi, edukimi dhe zhvillimi kulturor; si dhe punës së jashtëzakonshme të stafit të Qendrës Metropolitane, që është përkujdesur për sjelljen në jetë të një rrezeje drite siç është Teatri i Metropolit. Inaugurimi i ambienteve të reja do të bëhet më 20 mars në një ceremoni ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama, do të presë shiritin e kuq. Sezoni artistik do të sjellë në skenë: Kopshti i Vishnjeve nga Anton Çehov me regji të Kiço Londo; George Dandin nga Molier, një bashkëpunim shqiptaro- francez me regji të François Helmer në zhanrin e teatrit bilingual; Keqkuptimi nga Albert Kamy dhe regji të Armela Demaj. Për të vazhduar me të tjera produksione dhe bashkëpunime në sezonet e ardhshme. Kushdo që kalon pranë Teatrit të Metropolit të mos ngurrojë për ta prekur këtë realitet, shprehen punonjësit e kësaj qendre kulturore. Në kuadër të shfaqjeve që do të ngjiten në skenën e tij, vjen pas disa ditësh shfaqja George Danden, ose Bashkëshorti konfuz një nga komeditë më të veçanta të Molierit pritet që të vihet në skenë e Akademisë së Arteve. Teatri i Metropolit si pjesë e Qendrës Kulturore Tirana do të nisë sezonin e tij artistik me këtë kryevepër të Molierit. I ftuar për të vënë këtë pjesë në skenën teatrore shqiptare është regjisori i njohur francez Franc Helmer. Ai ka disa ditë që po zhvillon provat me aktorët shqiptarë, por dhe ato francezë. Shfaqja teatror do të vijë për publikun në një mënyrë ndryshe nga ajo që ndiqet në skenën teatrore në vendin tonë. Vepra e Molierit George Danden do të vijë për publikun si një teatër bilingual( dygjuhësh) në gjuhën shqipe dhe atë franceze. Kasta e aktorëve përbëhet nga tetë emra të rinj të teatrit si: Adelina Muça e cila do të interpretojë Anzhelikën, Alert Çeloaliaj do të jetë personazhi Dandin,etj. Në një prononcim dhënë për gazetën regjisori francez Helmer tregon se pjesa do të vijë në një mënyrë shumë interesante. Ajo do të përmbajë brenda saj dhe folklorin shqiptar, pasi në vitin 1668 kur u shkrua nga Molieri vepra kishte dhe muzikën franceze. Teatri do të jetë i ndërthurur me muzikë. Do të ketë pjesë nga folklori shqiptar, i cili do ti japë dhe më shumë atmosferën e fshatit në këtë vepër të Molierit, i cili është dhe shpikësi i komedisë muzikore, dhe prandaj dhe në këtë vepër ne do të kemi dhe muzikë shqiptare. Meqë pjesa zhvillohet në fshat folklori shqiptar e evokon dhe më shumë atmosferën e fshatit,u shpreh regjisori francez. I pyetur për shfaqjen që do të jetë në dy gjuhë ai u përgjigj se me anë të kësaj takohen dy kultura të ndryshme. Unë kam mbi 30 vjet që punoj dhe kam qenë në shumë vende të botës. 'Komedie të zezë' e Molierit, e cila ndonëse u krijua në korrik të 1668, vazhdon të bëjë xhiron e teatrove më prestigjioze në të gjithë botën, dhe të mbetet gjithmonë aktuale për idetë që përçon. " George Danden " është një pjesë e veçantë që e vë spektatorin në siklet, sepse e qeshura që shkakton Molieri ka diçka gërricëse dhe janë brenda saj të gjitha elementet e "komikes". Teatri bilingual është i rëndësishëm sepse me anë të tij bëhet dhe shkëmbimi mes kulturave të ndryshme. Shfaqja do të jetë në dy gjuhë dhe shpresoj që ajo të lërë shije tek publiku, cilësoi ndër të tjera francezi Helmer. Sipas regjisorit francez aktorët shqiptarë janë shumë të mirë dhe punojnë me pasion.
Last Updated on Saturday, 21 February 2009 11:51