Teatri i Metropolit organizon dy shfaqje në fundjavë
Fundjava do të rezervojë për fëmijët e kryeqytetit dy shfaqje premierë në teatrin e Metropolit në Tiranë. "Në ballon e luleve" përshtatur nga përralla "Lulet e Idës së vogël" e autorit Andersen dhe "Druvari i mirë" përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim do të jenë dy shfaqjet të cilat do ti japin mundësi fëmijëve që kjo fundjavë të jetë ndryshe nga të tjerat.Sipas njërit prej regjizorve të premierave këto shfaqje janë të hapura edhe për moshat e mëdha.
Shfaqjet do të ngjiten në skenë nga regjizorët Genti Decka si dhe Adelina Muça .Mesazhi që përcillet në të dy premierat është lumturia e fëmijëve jo nga paraja dhe pushteti por nga dashuria e cila e mbush jetën e tyre plot gaz e respekt në familje dhe shoqëri.