I jepet lamtumira skulptorit Shaban Hadëri

Eshte ndare nga jeta ne moshen 82-vjecare, skulptori i njohur shqiptar Shaban Haderi. Kreret me te larte te shtetit por edhe kolege e miq te Haderit kane bere homazhet ne GKA per artsitin e madh.
"Ndahet nga jeta si nje nga korifejte me te medhenj te artit dhe
skulptures shqiptare qe me talentin perkushtimin atdhetarine e tij i la
vendit dhe kombit nje trashegimi jashtezakonisht te pasyur dhe te
cmuar", tha kryeministri Sali Berisha. "Si nje artist, edukator i shume
brezave artistesh qofte per ate qe ai perben ne kujtimet e jetes sime", u
shpreh kreu i PS, Edi Rama.
"Largimi nga jeta i Shaban Haderit per artin shqiptar eshte vertete nje
dhimbje dhe humbje e madhe. Une Shabanin e kam pasur shoke te ngushte qe
nga femijeria. Ai ka krijuar me dhjetera vepra te rendisishme, per mua
ato do te mbeten ne fondint e kultures shqiptare", tha piktori Vilson
Kilica.
Skulptori i Popullit Haderi ishte nje nga skulptoret e rendesishem te
realizmit socialist. Ne krijimtarine e tij te gjere zene vend te gjitha
gjinite e skulptures duke filluar nga portretet, figurat, kompozimet
figurave dhe monumentet e shesheve te qyteteve Shqiptare. Ai ka trajtuar
ne veprat e tij tema nga historia dhe heronjte e saj ne shekuj, nga
lufta antifashiste nacionalclirimtare, nga ndertimi i socializmit.
Procesi i tij krijues perfshin dy periudha ate nga vitet 1960–1990 dhe
krijimtaria pas viteve 1990. Haderi sebashku me skulptoret M.Dhrami,
K.Rama realizuan “Monumentin e Pavaresise" ne Vlore, (1972), Monumentin
“Nene Shqiperi”, etj. Ne fondin e GKA,Tirane ruhen 27 punime te autorit
kryesisht portete, kompozime, dhe disa punime ne pikture.
Vilma Masha
< I mëparshmi