E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet thesari i Durrësit

Dy thesare monedhash te zbuluara veren e kaluar gjate nje ekspedite arkeologjike ne amfiteatrin e Durresit jane restauruar plotesisht dhe jane gati per ekspozim dhe studim. Thesaret qe i perkasin dy periudhave te ndryshme kohore jane restauruar nga Frederik Stamati i cili thote se ato jane gjetur te bashkuara me njera-tjetren  nga produktet e korruzionit. Thesari i pare perbehet nga 8 monedha te periudhes se Bizantit prej bronxi, ndersa thesari i dyte perbehet nga 23 monedha turke prej argjendi me perzierje bakri.

"Jane dy thesare te vegjel, po nuk ka rendesi sasia e monedhave qe
zbulon por ajo qe permbajne, te cilat jane zbuluar ne amfiteatrin e
Durresit ne shtator te vitit 2009, nga nje ekspedite e perbashket
shqiptaro-italiane", thote Frederik Stamati, shefi i laboratorit te
restaurimit dhe arkeometrise.

Nje prej monedhave percaktohet si me e rendesishmja e thesarit turk,
pasi ka shume vlere dhe eshte prere ne Stamboll. I takon kohes kur ne
Ballkan filluan marredheniet kapitaliste dhe si rrjedhoje pati zhvillim
dhe me shume tregti. Per Stamatin thesari i dyte eshte shume i
rendesishem eshte hera e pare qe gjendet nje thesar i periudhes turke.

"Njeri nga thesaret eshte i periudhes se Bizantit, rreth shek. XIII,
ndersa thesari tjeter monedhe argjend perzier me baker, eshte nga
periudha turke dhe ka nje rendesi te vecante se eshte hera e pare qe
gjejme nga periudha e pushtimit turk nje thesar me monedha", vijon
Stamati.

Thesaret e monedhave konsiderohen te rendesishem  edhe kur jane te
vegjel pasi kane deshmi te vyera per qarkullimin monetar te kohes se
ciles i perkasin por edhe per stilin e jeteses. Pas gjetjes se ketyre dy
thesareve shkon ne kater numri i thesareve te zbuluara ne amfiteatrin e
Durresit ku me sa duket banonte nje pjese e pasur e popullsise se
qytetit.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›