E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Metropolit, salla “Bodrum” dhe kalendari

Teatri i Metropolit, në muajin e fundit të vitit 2009 ka nisur provat për komedinë “Playboy i trojeve tona” premiera e së cilës do të jetë në fund të muajit shkurt 2010, e cila do të shfaqet në sallën “Bodrum”, duke u përuruar me autorin irlandez John Millington Synge. Premiera e dytë e Teatrit të Metropolit pritet të jetë në muajin prill 2010 me komedinë "Testamenti i Ri" nga Sacha Guitry, e cila do të vihet në sallën e re “Glob” me kapacitet prej 300 vendesh. Salla “Bodrum” dhe salla “Glob” e çojnë në tre numrin e sallave të Teatrit të Metropolit.Në projektet ambicioze të këtij teatri priten premiera të tjera, ku drejtuesit shprehen se do të kenë bashkëpunime me regjisorë të huaj të teatrit Rumun, Francez etj, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e këtij teatri.
Teatri i Metropolit për fëmijë i hap dyert në datat 16 dhe 17 Janar 2010 me dy shfaqje premierë : “Në ballon e luleve” përshtatur nga përralla “Lulet e Idës së vogël” e autorit H.K. Andersen dhe "Druvari i mirë" përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim. Mesjava do të sjellë këto shfaqje për kopshtet dhe fëmijët në nevojë. Cirku i Metropolit do të vazhdojë çdo të shtunë dhe të diel ora 11.00 dy shfaqjet premierë me rastin e 50 vjetorit të cirkut: “Të kapërcesh ylberin” dhe “Qielli pikon yje”.
Në mesjavë për nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të shfaqet një kombinim i të dyja shfaqjeve në oraret e kërkuara. Ansambli Folklorik “Tirana” dhe Banda e Qytetit pas ristrukturimit në përputhje me vizionin dhe strategjinë e re të kësaj qendre kulturore që çdo dite e më shumë po rrezaton energji dhe ambicie për të plotësuar kërkesat gjithmonë në rritje të spektatorin kryeqytetas, do të vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e të gjitha evenimenteve dhe festimeve në kryeqytet e më gjerë.
Re.Ku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›