Kthehet moti, dëbora hedh dorën e dytë
29/01/2005 LIBRAZHD/ Pritej e kundërta
LIBRAZHD - Bora bllokon të gjitha komunat e Librazhdit. Kur pritej një përmirësim i gjendjes dhe i kushteve të motit, në krahasim me dy ditë më parë, mëngjesi i ditës së premte ka shtruar sërish një shtresë tjetër bore, duke rënë mbi atë që kishte ngrirë një natë më parë. Ora 08.00 e mëngjesit të ditës së djeshme ka qenë mjaft i vështirë për të lëvizur edhe nga qyteti i Librazhdit drejt Prrenjasit e Elbasanit, pasi mbi borën e ngrirë në rrugë kishte rënë një shtresë tjetër bore. Problematike ka qenë rruga nga Librazhdi deri tek Ura e Bushtricës në komunën e Qukësit, ndërsa në krahun tjetër ky problem ka qenë i tillë deri në Mirakë, 14 kilometra larg Librazhdit, aty ku është edhe kufiri ndarës me Elbasanin. Kritike gjithashtu paraqitet gjendja në segmentin rrugor Librazhd-Bulqizë, me të cilin lidhen edhe dy komuna të Librazhdit, Steblevë e Lunik, si dhe komuna e Gollobordës. Në këtë zonë mbi 3500 banorë gjenden të izoluar dhe pa energji elektrike.
Bashkim Alla, kryetar i komunës së Lunikut, bënë të ditur se, “nga pesha e borës janë këputur 5 km linjë elektrike, e cila duhet të zëvendësohet, në tre fshatra të kësaj komune”.
“Tre janë problemet më shqetësuese, shprehet Haki Kryeziu, nënprefekti i Librazhdit. Bllokimit i rrugës, mungesa e energjisë elektrike prej disa ditësh në disa fshatra si Kostenjë, Neshtë, Prevall, Mexixë, Prodan, Borovëm, Studën, Steblevë etj., si dhe mungesa e ushqimeve”.
Problemi i mungesës së energjisë ka qenë evident edhe në komunën e Hotolishtit, një nga komunat më të afërta me qytetin e Librazhdit, vetëm 10-12 km larg, ku mbi 7 mijë banorë prej rreth një jave vuajnë mungesën e saj për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Dragostunjë. Kryetari i kësaj komune, Hajdar Nogu, fajëson drejtuesit e filialit të KESH në Librazhd, të cilët nga ana e tyre e justifikojnë këtë fakt me mungesën e një fadrome për të ngritur shtyllën në këmbë.
Pocesi mësimor, gjatë ditës së djeshme, kishte sërish një rënie, në krahasim me një ditë më parë. Shkollave të Qarrishtës, Steblevës, Borovës, Bardhaj, Skënderbej, Sopot, Gaferr etj., që nuk kanë zhvilluar mësim prej disa ditësh, u janë bashkuar dje edhe shkolla të tjera si në Gurakuq, Polis, Skroskë, Stravaj etj.