Inspektori i gazit akuza ndaj komisares Lushka
29/01/2005 Metalla: Më pengoi. Jam futur në port i maskuar. Skandal me bombulat jashtë kontrollit
DURRES - Komisariati i policisë së portit të Durrësit nuk ka lejuar Inspektoriatin e pajisjeve nën presion të
ushtrojë kontroll për bombulat që futen nga importi në
tregun vendës. Shefi i këtij inspektoriati për rajonin e Durrësit, Hysen Metalla, e ka deklaruar fenomenin në një takim të zhvilluar në prefekturën e Durrësit.
Sipas Metallës, komisarja e policisë së portit, Zana
Lushka, nuk ka pranuar ta pajisë me fletëhyrje në terminalin e trageteve dhe mjediset e portit, inspektorin e Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës. Nga deklarimet e Metallës mësohet se Lushka madje ka urdhëruar të gjitha postblloqet e policisë që të nxjerrin nga territori i portit Metallën sa herë ai të duket në mjediset e doganës dhe portit. Deklarata ka vënë në habi prefekten e
Durrësit, Ingrit Shuli, si dhe të gjithë tryezën ku
kanë qenë të pranishëm përfaqësues të PMNZSH-së,
bashkisë së Durrësit dhe ata të Inspektoriatit të
Naftës dhe Gazit. I gjendur përballë vështirësive në
ushtrimin e detyrimit ligjor, Metalla ka pohuar se
një fakt të tillë e ka bërë prezent edhe në digasterin
qendror. Sipas tij, në portin e Durrësit futen nga
importi qindra bombula gazi të pakoaliduara dhe se
është e pamundur ndëshkimi i kontrabandës për aq kohë
sa komisarja e portit të Durrësit, Lushka, nuk lejon
inspektoriatin të ushtrojë kontroll. Komisarja e
portit është deklaruar se qëllimisht nuk e ka lejuar
inspektorin të ushtrojë detyrimin ligjor edhe pse
inspektori Hysen Metalla i ka paraqitur disa herë
komisares pasaportën dhe dokumentin shtetëror të
funksionit që ai ka.
Futet fshehurazi në port
për të ushtruar detyrën
Shefi i Inspektoriatit të pajisjeve nën presion për
Qarkun e Durrësit, Hysen Metalla, i ka deklaruar
prefektes së Durrësit, Ingrit Shuli, se gjatë vitit
2004 është futur në port vetëm dy herë. “Edhe në këto
dy raste, unë jam futur pa dijeninë e komisares Lushka,
dhe kam vërejtur se qindra bombula futen të
pastandardizuara në port, gjë që nxit kontrabandën”. Ai
ka pranuar se ka qenë ndihma e afruar në rrugë
shoqërore, ajo që e ka favorizuar Metallën të depërtojë
për të parë se ç’po ndodh vërtet në port dhe, sipas
tij, situata është alarmante. Në deklarimet e tij, ai
nuk ka ngurruar të pohojë se është përçmuar nga
policia, ndërkohë që për veprimet e bluve të portit, ai
ka fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë komisaren
Lushka. “Kam qenë i detyruar të futem fshehurazi në
port, pasi më është dashur të raportoj se ç’po ndodh me
importin e gazit”, tha ai, ndërkohë që e ka renditur
Durrësin ndër zonat më problematike në rrezikun që
paraqesin bombulat e gazit për jetën e qytetarëve. “Ju
deklaroj me kompetencë dhe përgjegjësi të plotë se në
portin e Durrësit janë futur dhe futen edhe bombula të
prodhuara në vitin 1948. Ato janë jo vetëm të
pakoaliduara, por edhe në mënyrë kategorike të
palejuara për tregun vendës”, është shprehur Metalla.
Nga pohimet e tij mësohet se rasti i paprecedent i
Lushkës nuk është ndeshur në asnjë nga 10 rajonet ku
ushtron aktivitet Inspektariati në fjalë. Në Laç, ka
thënë Metalla, ne jemi shumë të mirëpritur, pasi
pushteti i atjeshëm vendor është shumë i interesuar të
afrojë bashkëpunim, kurse në Durrës na mbyllen të
gjitha dyert. Sipas tij, i vetmi vend ku mund t’i
pritet rruga kontrabandës dhe futjes në tregun vendës
të bombulave që kërcënojnë jetën qytetare është
kontrolli brenda në port, pasi është e pamundur të
gjurmohen të gjitha vendet e tregtimit me pakicë të
tyre. Të gjitha bombulat, sipas Metallës, janë pronë e
shoqërive të tregtimit të gazit, të cilët detyrohet të
koalidojnë bombulat si dhe të vendosin etiketat, ndërsa
qytetarët janë konsumator të dorëzojnë një bombul e
marrin një tjetër.
Mungon kuadri ligjor
Pushteti vendor dhe strukturat e institucioneve
shtetërore që operojnë në Durrës janë treguar të
pafuqishëm për të ndaluar tregtimin e bombulave në pika
ku rrezikohet jeta qytetare. Sipas inspektoriatit të
pajisjeve nën proresion si dhe të naftës e gazit, në
Durrës bombulat tregtohen thuajse në çdo lokal, në
kundërshtim flagrant me ligjin. Ata kanë dëshmuar se
janë qindra subjekte të palicensuara për tregtimin e
gazit, ndërsa jo më pak problem për ta paraqet edhe
ngrohja qëndrore me gaz. Ndryshe nga tatimorët, që kanë
deklaruar se janë 15 subjekte të licensuara,
inspektoriati ka pohuar se janë disa dhjetëra të tjerë
që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm. Ata kanë
protestuar ndaj urbanistikës në Durrës, e cila nuk ka
pranuar të marrë në konsideratë miratimin nga
inspektoriatet të projektit teknologjik për tregtarët
e gazit dhe karburanteve para se ata të pajisen me
leje. Në takim, inspektorët kanë deklaruar se “nuk ka
asnjë mangësi në kuadrin ligjor, porse nuk veprohet
nga pushteti vendor, pasi prishen interesat e
individëve, ndërkohë që banorët e Durrësit në çdo
moment mund të përballen me katastrofë”, ndryshe nga
argumentet e afruara nga tatimorët dhe përfaqësuesit e
bashkisë. Vendosja në katet e para të pallateve e
bombulave për ngrohje apo edhe e pikave të tregtimit,
ku gjenden sasi deri në 10 mijë litër gaz, është
cilësuar si paralajmërim i hapur i kanosjes së jetës
dhe për këtë inspektoriatet kanë penalizuar
mosndërhyrjen e pushtetit vendor. Këta të fundit kanë
pohuar se organi tatimor jep licensë për aktivitet
privat dhe se atij nuk i intereson se ç’lloj
aktiviteti kryen subjekti, mjafton që të derdh
detyrimet. Ndërsa përfaqësuesi i Bashkisë së
Durrësit e ka mohuar se shkaktarë të kësaj situate
janë strukturat vendore.