E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teheran, policia përleshet me opozitën



Një vit pas zgjedhjeve të diskutueshme në Iran, pati përleshje të dhunshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës. Dy protestues anti-Ahmadinexhadit kanë mbetur të plagosur. Radio “Farda” citon dëshmitarët të kenë thënë se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka goditur protestuesit me shkopinj, në një zonë të Teheranit, ndërsa studentët e të dyja universiteteve të qytetit thërrisnin parulla anti-qeveritare. Qeveria kishte paralajmëruar se demonstratat do të trajtohen ashpër. Lëvizja opozitare e Iranit ka premtuar se do të vazhdojë luftën e saj kundër Qeverisë. Protestat e opozitës nisën pas rizgjedhjes së Presidentit Ahmadinexhad, më 12 qershor të 2009-ës dhe çuan në përleshje vdekjeprurëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›