Korçë, arrestohet tutorja e së miturës
KORçE - Policia e Korçës ndalon një 19-vjeçare, e cila për një muaj rresht ka shfrytëzuar një të mitur 15 vjeçe, për qëllime prostitucioni. E.Sollaku, nga Tirana, ka mashtruar në muajin maj të miturën korçare, duke e sjellë në kryeqytet. Gjatë kësaj periudhe, askush nuk ka ditur gjë për fatin e A.B.-së, madje sipas policisë, familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për të. Vetëm dy ditë më parë, e mitura mësohet se ka mundur të shpëtojë nga tutorja për ta denoncuar në qytetin e saj. Policia e Korçës bëri të ditur dje se është vënë në pranga 19-vjeçarja Sollaku, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Vajza korçare ka deklaruar në polici se është shfrytëzuar në ambientet e një lokali në Vaqar të Tiranës. Ajo ka treguar si tutore vetëm Sollakun, ndërsa ka pohuar se në të njëjtin ambient kishte dhe vajza të tjera. çdo klient paguante nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja, për të kryer marrëdhënie me vajzën e mitur, para të cilat i shkonin në dorë direkt Sollakut. E shfrytëzuara ka treguar në polici se ajo ka gjetur një moment për të shpëtuar nga tutela, duke u nisur drejt Korçës, ku dhe ka bërë denoncimin. Pritet që pas marrjes në pyetje të të arrestuarës, të mësohet nëse ka pasur bashkëpunëtorë në këtë rrjet shfrytëzimi të minoreneve, mosha e të cilave nuk i ka zmbrapsur as klientët që nuk ngurronin të paguanin për të kryer marrëdhënie me 15-vjeçare. g.a