Tiranë, 13 kambistë në gjyq, punonin pa licencë
TIRANE – Prokuroria e kryeqytetit mbyll hetimin për tetëmbëdhjetë kambistë të akuzuar për “ushtrim të palicensuar të veprimtarisë financiare”. Burime zyrtare pranë Gjykatës së kryeqytetit konfirmuan depozitimin në sekretarinë e kësaj gjykatë dosjet në ngarkim të Shkelzen Gecit, Ylli Omerit, Vladimir Finos, Kadri Haxhillarit, Tomor Bejkollarit, Brahim Mahilajt, Gjergji Roshit, Gjergj Nesha, Neim Dulit, Dashamir Torbës, Jovan Gjikës, Rebani Kordhës, Ndrece Dodajt, Destan Mulgecit, Erzen Spahiut, Nesret Imamaj, Fatmir Sinanaj dhe Basri Cenajt. Kambistët do të gjykohen në procese të veçanta nga njëri- tjetri, ndonëse janë arrestuar nga i njëjti operacion policor, i koduar “black market”. Ata u arrestuan në ditët e fundit të muajit maj të vitit 2009. Policia e shtetit tha se pas 3 muajsh hetime ishin “siguruar provat, për personat të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të këmbimit të valutës, pa licencën e Bankës së Shqipërisë”. Arrestimi i tyre u bë pasi gjykata kishte vendosur në mungesë për tre prej tyre “arrest shtëpiak”, ndërsa “arrest me burg” për të tjerët. Në seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, gjykata caktoi për ta masa më të lehta sigurie se ajo e “arrestit me burg”. ar.ba