E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto kërkon 90 milionë për Hulk

Porto e konsideron lojtar të rëndësishëm sulmuesin Hulk. Presidenti i klubit portugez, Nuno Pinto ka bërë të ditur se klubi i cili dëshiron ta blejë sulmuesin brazilian duhet t’i shpenzojë hiç më pak se 90 milionë euro, duke iu afruar kështu shifrës së Cristiano Ronaldos, të cilin e blinte Real Madridi nga Manchester United.

“Klauzola e shkëputjes së kontratës flet qartë: nevojiten 90 milionë euro, një shifër e cila nuk është e negocueshme”, deklaroi Pinto për tabloidin britanik ‘Daily Star’. Për sulmuesin 25 vjeçar, interesim ka shprehur Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›