Franco Ferrari në "100 Këngët e shekullit"
28/02/2005 Mjeshtri i madh italian i fotografisë televizive dhe jo vetëm, Franco Ferrari, ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, për të konceptuar fotografikisht skenën, ku do të zhvillohet spektakli më i ri "100 Këngët e shekullit", i cili fillon rrugëtimin e tij, më 7 mars dhe do të transmetohet në TV Klan.
Franco Ferrari është konsideruar si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të fotografisë filmike e televizive, një karrierë e cila ka filluar në "Cinecita". Më pas, ai do të vazhdonte bashkëpunimin më gjigandin televiziv RAI, një bashkëpunim që vazhdon edhe në ditët tona. Eshtë e vështirë ta kontaktosh, pasi pushimi për të, është vetëm për gjërat më të domosdoshme dhe, në pjesën tjetër të kohës, është i përqendruar vetëm te ndriçimi dhe një monitor, duke u përpjekur të japë maksimunin e perfektes. Eshtë i qeshur, tepër i thjeshtë dhe shumë komunikues. Vetëm pak muaj më vonë ai do të jetë drejtori i fotografisë në një spektaklin fantazmagorik, që do të drejtohet nga Adriano Çelentano. Duke folur për "Metropol", mjeshtri Ferrari tregon për eksperiencat e tij jetësore, për ardhjet e tij në Shqipëri, si edhe për spektaklin "100 Këngët e shekullit", ku është ftuar me cilësinë e drejtorit të fotografisë.
Z.Ferrari, hera juaj e dytë në Shqipëri…
Për hir të së vërtetës, duhet të pohoj se kjo është hera e tretë. Hera e parë ka qenë para rreth dhjetë vitesh, për të realizuar një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me RAI-n, nën drejtimin e regjisorit Ricardo Mutti. Ishte hera e parë që vija në Shqipëri, por bërë shumë shpejt miq (Lulëzim Tufën, etj.) Pra, së bashku me ardhjen time për "Miss Globe" shtatorin e kaluar, kjo është eksperienca e tretë në Shqipëri. Por, duhet të them se, të gjitha eksperiencat e mia në Shqipëri kanë qenë të mrekullueshme. Ardhja për "Miss Globe" ka qenë një ekspriencë tepër e veçantë, pasi pata mundësinë të njihesha edhe me disa site arkeologjike, një gjetje shumë e bukur për sa i përket rivlerësimit të tyre. Në fakt, edhe për spektaklin që kam ardhur, "100 Këngët e shekullit”, ndjehem shumë mirë pasi, para së gjithash, më kthen prapa në kohët e shkuara, në programet që kam realizuar në RAI.
Cilat janë disa nga programet e relizuara te RAI?
Janë shumë, por mund të përmend rreth 20 edicione të festivalit të “Sanremo”-s, 6 edicione të “Cancionissime”, dhjetë “Miss Italia”, e shumë e shumë programe të tjera. Një nga programet e fundit, është ai me Massimo Ranieri-n, një program muzikor, i lidhur shumë ngushtë me kulturën e vendit (Italisë). Besoj se, edhe spektakli në fjalë, është një përpjekje kërkimi dhe kthimi te kënga e vjetër, te melodia e vjetër, te kujtimet e së kaluarës dhe e konsideroj një ide të shkëlqyer pasi, përveç përsiatjes me realitetin e sotëm, është e bukur, që në mënyrën e evoluimit të jetës së secilit prej nesh, të kthehesh pak në origjinë, madje edhe për të patur një përballje me realitetin aktual. Kjo, edhe për faktin se, të rinjtë duhet të njihen me një periudhë kohore, që e kanë patur të gjithë vendet e botës, periudhë vuajtjesh, luftrash, etj., dhe, sipas meje, shërben gjithashtu, për të patur një histori shumë më transparente, më të qartë…
Si e shikoni ecurinë e televizionit shqiptar, kryesisht atij privat, i cili ka vetëm 8-9 vjet jetë në vendin tonë?
Secili vend ka mundur të ecë përpara në periudha të ndryshme kohore, kur kanë qenë kushtet e duhura. Në Itali, televizioni ka mbi rreth 50 vite që ka filluar rrugën e tij. Besoj se afërsia juaj me Italinë dhe me vende të tjera evropiane, por kryesisht më Italinë, i ka ndihmuar shumë kanalet televizive shqiptare. P.sh., ne, kur kemi filluar rrugën televizive, iu referuam televizionit botëror, pra, në thelb, atij amerikan dhe britanik. Eshtë normale që sot, si rezulatat i afërsisë që kemi, të bashkëpunojmë ngushtë. Në këto pak vite jetë të kanaleve televizive në Shqipëri, ka një ecje përpara në përmasa marramendëse, në njësi kohe shumë herë më të ngushtë se ajo që na është dashur ne. Një avantazh tjetër i juaji është edhe fakti i ekzistencës së një vullneti të përgjithshëm, ndjehet shumë interes për të zhvilluar një televizion shumë më avantguard, në parametrat e programeve të një kanali të mirëfilltë evropian. Keni shumë merita në këtë drejtim. Madje, unë kam konstatuar ndyshime të rëndësishme edhe nga njëri vit te tjetri. Ka një zhvillim shumë të shpejtë, si në aspektin kërkues, realizues, apo edhe mënyrave të duhura për të ecur përpara, qoftë në emisionet informative qoftë në programet e tjera në tërësi. Besoj se keni një të ardhme të madhe, të mirorientuar përpara.
Një eksperiencë e gjatë në tv. Opinioni juaj për këtë spektakël edhe në aspektin e konceptit artistik?
Organizatorët, sipas mendimit tim, kanë patur një ide shumë të drejtë, që përballet denjësisht me spektakle të ngjashme në Itali, Francë, etj. Por, duhet të pranoj se është një ide shumë origjinale nga ana e tyre, ajo që thashë edhe pak më lart, e kthimit në fillimet, në origjinën muzikore, për ta çuar përpara në një bazë muzikore mjafueshmërisht koherente, duke bërë vetëm disa aranxhime shumë të vogla, thjesht, për të patur pak më shumë lidhje me të sotmen, për ta bërë më atraktive për të rinjtë e sotëm, por pa ndryshuar asgjë në thelbin e muzikës origjinale.
Shpeshherë, jo vetëm në Itali, por edhe në ndonjë vend tjetër, shqiptarët identifikohen me krimin. Sa ndihmojnë bashkëpunime të tilla për të zhdukur paragjykime të ngjashme?
Për fat të keq, krimi është prezent në të gjithë botën, madje ne italianët jemi më shumë të "identifikuar" me krimin, po të kihet parasysh Mafia, Kamorra, etj. Sigurisht, bashkëpunime të tilla apo edhe dalja në skenë e artistëve shqipatrë në Itali apo edhe në vende të tjera, sikundër rasti i balerinit të talentuar Kadiu, si edhe kultura juaj në përgjithësi, ndihmojnë shumë për një pasqyrim më të drejtë të faktit që, realiteti juaj është shumë më ndryshe nga ai, që mund të ketë ndonjë element në mendjen e tij. Eshtë një gjë shumë e mirë që artistët shqiptarë kanë hyrë në skenat evropiane, pasqyrojnë kulturën dhe inteligjencën artistike, sikundër kanë bërë të gjithë, dhe ne italianët, kur emigruam jashtë Italisë, apo edhe popuj të tjerë.
Hera e parë para dhjetë vitesh në Shqipëri. Po këtë herë?
Kam parë ndryshime të dukshme pa asnjë dyshim. Para së gjithash, në strukturën ambientale dhe arkitektonike. Pas dhjetë vitesh shikoj një ndryshim total, gati radikal do të thoja. Me një përafërim të dukshmë drejt asaj që quhet kulturë dhe inteligjencë evropiane. Ndryshimi, përveçse, progresit është edhe shumë i shpejtë. Tashmë kam shumë miq këtu dhe në çdo ftesë që do të më bëhet nga ana juaj, do të vija me shumë dëshirë përsëri.
Këngët e shekullit, homazh për muzikën dhe kulturën
Dhjetë nga emrat më të lakuar të muzikës moderne shqiptare, si Rovena Dilo, Irma Libohova, Vikena Kamenica, Aleksandër Gjoka, Sidrit Bejleri, Saimir Braho, Alma Bektashi, Eranda Libohova, Kujtim Prodani, Jonida Maliqaj, do të jenë këngëtarët që do të sjellin 100 këngët e shekullit, për publikun shqiptar, nëpërmjet spektalit më të ri që do të transmetohet në TV Klan. Pandi Laço, një nga ideuesit e spektaklit "100 Këngët e shekullit", thotë për "Metropol", se ideja për këtë spektakël i ka lindur shumë vite më parë, kur punonte në Televizionin Publik dhe kishte menduar të organizonte "Festivalin e festivaleve", rreth 10 vite më parë. "Ishte një periudhë e vështirë dhe gati e pamundur për të organizuar një projekt kaq ambicioz", thekson Laço. Pas një përpunimi shumë vjeçar të kësaj ideje, ai do ta trajtonte me kompozitorin Adi Hila dhe regjisorin Bledar Laço "duke dalë nga korniza e idesë fillestare, duke e shtrirë në kohë dhe konceptuar si 100 këngët më të mira të shekullit". Sigurisht, që periudha e dytë e shek. të kaluar, ka më shumë krijime, dhe këngët e kësaj periudhe, do të kenë një vend më të gjerë në spektakël. "Në fillimet e shek. të XX, kënga filloi me serenatat korçare, me jaren shkodrane, të cilat ishin të ndikuara ndjeshëm nga ritmet folklorike, dhe kjo është një arsye që na bëri të përzgjedhim më pak këngë të kësaj periudhe të parë", shpjegon Laço. Përzgjedhja e këngëve ka qenë e vështirë, por ajo që i ka ndihmuar organizatorët, pas konsultash të shumta, ka qenë fakti se këngët që i kanë mbijetur kohës, e fitojnë vetë të drejtën për të marrë pjesë në spektakël. "Këngët janë përzgjedhur nga një komision specialistësh, ku mund të përmend këtu, mjeshtrin e festivaleve për shumë vite më rradhë Robert Radoja, i cili do të jetë edhe drejtuesi i orkestrës së spektaklit", thekson Laço. Eshtë menduar që këngët të rivijnë në kohë me një frymë moderne, sikundër konceptohet muzika sot në botë. "Për këtë kemi zgjedhur dhjetë këngëtarë, shumë të sprovuar në këngën ‘live’. Secili prej tyre do të interpretojë dhjetë këngë", shpjegon Laço, duke shtuar se është një spektakël dhe jo një garë e mirëfilltë, një homazh që i bëhet muzikës, kompozitorëve dhe këngës shqiptare, prandaj nuk do të ketë juri. Vlerësimi për këngën më të mirë do të bëhet nëpërmjet mesazheve sms. Alketa Vejsiu do të jetë prezantuesja e këtij sepktakli, për vetë faktin se vjen nga një bashkëpunim i suksesshëm te "Gjeniu i vogël", por edhe se "është një prezantuese e mirëfilltë spektakli, pasi këndon, interpreton, etj., por, edhe nga pikpamja njerëzore, është shumë e ngrohtë". Ky spektakël, i cili në vetvete është një vlerësim i kulturës sonë, nuk ka karakter komercial. Për t’i dhënë pak më tepër joshje për publikun e gjerë, organizatorët kanë menduar që, në të gjithë ditët e javës, të prezantojnë një montazh rreth 30 minuta me pjesë nga përgatitja e këngëtarve për spektaklin, ndërkohë që spektakli do të transmetohet çdo të hënë, në orën 21, për një periudhë kohore tre mujore.