E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekstet shkollore, MASH-i vë në dispozicion dy numra telefoni për shkeljet



Ministria e Arsimit vë në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni, nëpërmjet të cilëve ata mund të denoncojnë shkeljet e hasura gjatë blerjes së librave shkollorë.
Në një njoftim zyrtar për shtyp, MASH-i bënë të ditur se mirëpret çdo informacion të dobishëm për ecurinë e procesit në numrat e telefonit: 04/ 22 40 468 ose 04/ 222 58 59. Gjithashtu në këtë njoftim deklarohet se MASH-i do të ndëshkojë çdo shtëpi botuese apo librari që shkel detyrimet e veta ligjore e kontraktuale. Për të mos rënë pre e abuzimeve për blerjen e teksteve shkollore, MASH-i i bën apel prindërve që në momentin e blerjes së librave të kenë në vëmendje tre probleme: blerjen e librit të duhur, çmimin e librit dhe pullën e librit. Për këtë arsye, libraritë kanë afishuar në ambientet e tyre çmimin e çdo teksti dhe çdo libër që do të përdoret në shkollë ka pullën përkatëse të MASH-it. Çdo libër tjetër që nuk është i pajisur me pullën përkatëse, nuk është i detyrueshëm dhe prindërit nuk duhet t’i blejnë. Po ashtu, në çdo shkollë janë afishuar tekstet e përzgjedhura nga shkolla për çdo vit mësimor dhe aty prindërve i ofrohet asistenca e duhur për çdo kërkesë.

10 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›