David Smiley:Operacionet tona në Shqipëri i tradhtoi Kim Filbi
“Operacionet e përbashkëta anglo-amerikane ndaj pushtetit të komunistëve në Tiranë, dështuan. Vonë morëm vesh që ato ishin tradhtuar nga Kim Filbi, i cili bashkëpunonte me rusët, që i treguan gjithçka Enver Hoxhës”.
Rudina Xhunga
Kështu deklaroi mbrëmë në emisionin e Rudina Xhungës njeriu që ka drejtuar përpjekjet për të ndalur revanshin komunist pas çlirimit të vendit, koloneli britanik David Smiley. I njohur me Shqipërinë dhe shqiptarët qysh në vitet e luftës, si pjesë e misionit anglez, ish-misionari britanik zbulon pas kaq dekadash të vërtetën e operacioneve anglo-amerikane për të përmbysur pushtetin komunist në vendin tonë. Nga aq sa deklaron Smiley, përpjekjet e organizuara në bazën e Maltës nuk kishin për qëllim minimin e pushtetit, por thjesht testimin për mundësinë e minimit të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ndërkaq, për herë të parë bashkëshortja e tij Moy Smiley, bën të ditur rolin e saj gjatë përgatitjes së këtyre operacioneve në bazën e Maltës...
Do të doja të dija për herën tuaj të parë në Shqipëri, për takimet me Enver Hoxhën dhe Abaz Kupin.
David Smiley: Në prill të 1944, edhe pse kisha qenë më parë në Shqipëri, kryesisht u takova me armiqtë e Partisë. Në prill të 1944 takuam dhe ndenjëm me Abaz Kupin dhe njerëzit e tij antikomunistë, dhe të tjerë si Abaz Ermenji, për rreth 8 muaj derisa u larguam nga Shqipëria në tetor. Ishte mjaft i ndërlikuar fakti që vitin e parë në Shqipëri isha takuar me komunistë ndërsa vitin e dytë me antikomunistët. Ndërsa Enver Hoxhën e kam takuar për herë të parë kur erdhi në fshatin Shtyllë, jo shumë larg Korçës. Pas kësaj, kaluam në Greqi dhe pastaj hymë përsëri në Shqipëri, në Leskovik dhe prej aty u takuam me njerëz të partisë, që quheshin Nexhip Vilcani dhe Petrit Dume. Pastaj shkuam tek fshati Shtyllë dhe ndenjëm për disa javë duke pritur për më shumë furnizime me parashutë, të cilat vinin nga Brindizi i Italisë. Hera e dytë ishte pas një viti, në 1944. Aty takuam përsëri Abaz Kupin dhe qëndruam me njerëzit e tij deri në fund të tetorit të 1944. Në atë periudhë ne po përpiqeshim që ta bënim atë të luftonte kundër gjermanëve, por në të njëjtën kohë ai po përpiqej të luftonte njerëzit që Enver Hoxha donte të merrte në partinë e vet. Dhe ishte aq i shqetësuar të luftonte armiqtë e partisë saqë nuk luftoi farë kundër gjermanëve. Dhe kur ne u larguam donim ta merrnim atë me vete në Itali, por njerëzit tanë atje, pasi kishim një zyrë në Brindizi, na thanë të mos i merrnim me vete Abaz Kupin, Mit’hat Frashërin, Ihsan Toptanin, Gaqo Gogën etj, sepse kjo gjë do e mërziste Enver Hoxhën. Dhe çuditërisht, kur ne po largoheshim, me ne erdhi një ushtar për t’u siguruar që ne nuk do të merrnim Abaz Kupin, Mit’hat Frashërin, Ihsan Toptanin etj. Por po atë ditë, në mbrëmje, Ihsan Toptani gjeti një anije me një lundërtar shqiptar nga Mali i Zi dhe mori Abaz Kupin, me një nga djemtë e tij dhe u nis për të kaluar Adriatikun dhe për të shkuar në Itali, por një anije minahedhëse britanike i ndaloi dhe i çoi në Bari. Ishte atje ku ne u takuam përsëri.
Cila ishte përshtypja që ju krijoi Enver Hoxha kur e takuat atë?
David Smiley: Nuk më pëlqeu Enver Hoxha. Kur shtrëngoje duart me të, ai godiste shumë dhe kjo gjë nuk më pëlqente. Ai kishte shumë temperament dhe kishte një karakter të keq. Ishte e qartë se edhe ai nuk kishte konsideratë për ne, por na toleronte sepse i duheshim për furnizimet dhe ndihmat e tjera. Kam punuar me të gati 8-9 muaj.
Mundohej të na mbante nën kontroll gjithë kohën, por unë i shpjegoja se isha oficer britanik dhe nuk merrja urdhra prej tij.
Çfarë mbani mend nga Malta?
David Smiley: Ishte një operacion i përbashkët anglo-amerikan. Atëherë ishte formuar komiteti Shqipëria e Lirë kryesisht me njerëz të Abaz Kupit dhe Abaz Ermenjit. Prej tyre do të dërgoheshin njerëz që do të testonin mundësinë e minimit të regjimit të Hoxhës. Mua më ngarkuan detyrën e stërvitjes së këtyre njerëzve në Maltë, që ishte një vend vërtetë i sigurt. Ata kishin veshur uniforma britanike. Kur koha e përshtatshme erdhi, i hipëm në një anije peshkimi dhe i çuam në mes të Adriatikut dhe me det ata hynë në Shqipëri. Ndërsa amerikanët i hidhnin desantët në veri me parashuta. Për fat të keq, pjesa më e madhe e tyre, u kapën. Sapo ata dilnin në breg, apo binin në tokë, përfundonin në pritë. Disa prej tyre u kapën ndërsa disa të tjerë shpëtuan pasi kaluan në Greqi, e në atë periudhë unë isha në Greqi dhe kështu që i takova. Sipas tyre, kjo kishte ndodhur për shkak të shkeljes së masave të sigurisë, ose se dikush i kishte tradhtuar. Dhe kjo qe e vërteta. Operacioni ynë qe tradhtuar nga Kim Filbi, i cili bashkëpunonte me rusët, që i treguan gjithçka Enver Hoxhës. Por kjo u mor vesh më vonë. Nuk kam fjalë të shpreh keqardhjen për çfarë ju ndodhi atyre. Ata u tradhtuan dhe u lanë në baltë edhe nga unë vetë, që i nisa në Shqipëri, duke mos e ditur çfarë i priste.
Sa njerëz trajnuat?
David Smiley: Ishte një grup me rreth 30 shqiptarë që vinin nga pjesë të ndryshme të vendit dhe i vendosëm në grupe në bazë të qyteteve nga vinin. Nuk ishte e vështirë për ne t’i mblidhnim. Nëpërmjet një flote detare dhe varka i lëshonim në breg dhe largoheshim. Puna na shkonte mirë derisa i fusnim në Shqipëri por pastaj ata nuk shfaqeshin. Kishim një stacion radioje në Korfuz, tek hotel “Palace”, dhe shumica e atyre që trajnuam po shkonin në Greqi, por u qëlluan dhe një nga ata që shpëtoi na tha se po i prisnin, sikur ta dinin që po shkonin atje.
Cili qe qëllimi i këtij operacioni anglo-amerikan?
David Smiley: Të shihte reagimin e njerëzve ndaj regjimit të Hoxhës, a do t’i prisnin ata njerëzit që zbarkonin, a do t’i ndihmonin dhe përkrahnin? Por doli që ata ishin të frikësuar dhe nuk i ndihmonin ata. Pra nuk ja vlente dërgimi i guerrilave të tjerë, sepse regjimi i Hoxhës e kishte gjithçka nën kontroll. Por dua të sqaroj se nuk ishte operacion për minimin e regjimit të Hoxhës, qe thjesht rikonjicion për matje pulsi të shqiptarëve. Ishte një përpjekje paraprake për të parë nëse ia vlente ndërmarrja e një operacioni të madh. Dhe përgjigja qe jo.
Moy Smiley: Unë, radistjae operacioneve të Maltës
“Në operacionet e Maltës kam qenë edhe unë. Kam bërë detyrën e radistes”. Për herë të parë Moy Smiley, bashkëshortja e David Smiley, bën publike rolin e saj në operacionet e përbashkëta anglo-amerikane ndaj regjimit komunist të Shqipërisë...
Zonja Moy! Cila ishte detyra juaj?
Zonja Smiley: Unë ndodhesha tashmë në Maltë dhe meqë kisha eksperiencë si shifrante gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe në këtë operacion kryeja të njëjtën detyrë.
Çfarë mbani mend?
Zonja Smiley: Shkoja në kështjellë çdo mëngjes shumë herët, para agimit, dhe më pas kthehesha për të bërë punët e mia të përditshme. Bëja një jetë të zakonshme si gruaja e një oficeri dhe punët e tjera që bëja, në agim kur i jepja makinës deri në qendër të ishullit Malta, ishin shumë sekrete. Ndërsa për pjesën tjetër të ditës duhej të hiqesha sikur nuk dija asgjë për çfarë ndodhte.
A i keni ruajtur raportet me ndonjë nga shqiptarët me të cilët punuat atëherë?
Zonja Smiley: Jo, qysh atëherë nuk kemi patur kontakte me asnjërin prej tyre. Përveç njerëzve, të cilët ne i kishim miq siç ishte Ihsan Toptani.