Telefonatat për politikanë të huaj "kryqëzuan" Kriston
Për Artan Kriston ekzistojnë edhe një sërë përgjimesh telefonike që e implikojnë hoxhën për nxitje të terrorizmit. Telefonata është regjistruar rreth dy muaj më parë, ku është përdorur togfjalëshi "t‘i zhdukim". Ndërkaq, në telefonatat e përgjuara me vendim të gjykatës ka edhe një sërë elementesh të tjera, që sjellin më shumë fakte për dyshimet rreth Kristos. Aty përmenden disa politikanë të huaj, që sipas të dhënave nga grupi hetimor vijnë shpesh në vendin tonë.
Burimet e policisë së kryeqytetit bënë të ditur se specialistët e seksionit kundër akteve terroriste, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kryen ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 12 tetor 2009, e cila ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg", për shtetasin Artan Pëllumb Kristo, 31 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës. Sipas të dhënave, ai u kap në shtëpinë e tij, që e kishte kthyer si xhami, teksa falej me tre miq. Arrestimi i tij ka ardhur pas një hetimi dymujor mes policisë, SHISH-it dhe prokurorisë. Policia tha se informacioni i parë për të ka ardhur nga disa besimtarë dhe nuk është nënvlerësuar nga ana e tyre, por menjëherë ata, të mbështetur edhe nga agjentët e SHISH-it, si dhe duke parë interesimin e strukturave të shërbimeve amerikane, kanë vendosur që të lokalizojnë, survejojnë dhe përgjojnë shtetasin e sipërcituar. Në dispozicion të këtij gjurmimi janë vënë agjentët më të mirë të shërbimeve hetimore, të cilët me dy automjete tip fuoristradë kanë kontrolluar të gjitha lëvizjet që bënte Artan Kristo në qytetin e Durrësit, Kavajës dhe Tiranës. Gjithashtu, numri i tij i telefonit është vënë në përgjim dhe aty është kapur nga ana e specialistëve një togfjalësh dyshues. Në një nga telefonatat, është përdorur fraza "t‘i zhdukim" dhe kjo ka sjellë edhe më shumë dyshime për grupin hetimor. Gjithashtu, duke vijuar me telefonatat e tjera ka rezultuar se Kristo, me bashkëbiseduesit e tij, fliste për disa politikanë të huaj që vizitonin shpesh Shqipërinë. Grupi hetimor nuk i ka publikuar këta emra, pasi përbëjnë tepër sekret, por shprehet i bindur se ka fakte të forta për të mbajtur brenda Kriston. Gjatë arrestimit të tij janë kryer një sërë kontrollesh në qytetin e Durrësit dhe Kavajës, por arrestimi i Artan Kristos është kryer rreth orës 16.30. Policia, e ndarë në dy skuadra, veproi menjëherë, ku grupi i parë shkoi në banesën e Kristos, ndërsa skuadra e dytë shkoi në xhaminë-shtëpi, ku katër myslimanë faleshin në dhomën prej 25 metrash katrorë që kishin marrë me qira prapa Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar. I transformuar tërësisht, Kristo kishte shtuar shumë kilogramë, aq sa ekspertët që kishin "pasur punë" disa herë në të shkuarën me të, nuk e njohën. Me një pamje të zbehtë, i bardhë në fytyrë, Artan Kristo nuk bëri ndonjë rezistencë ndaj policisë. Pasi dëgjoi akuzën, tha njëherë "jo, skam bërë gjë" e më pas nxori celularin. Për të mbrojtur të drejtat e tij, ai ka kërkuar të merret në pyetje në prani të një avokati. Gjithashtu, ai ka kërkuar të marrë me vete edhe ilaçet që mbante në sirtar. Ndërkaq, grupi hetimor nuk ka deklaruar detaje të tjera të hetimit, por, sipas tyre, edhe disa persona të tjerë ende mbahen nën vëzhgim dhe dyshohet se janë të lidhur me aktivitetin terrorist, për të cilin dyshohet edhe Kristo.