E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Albselefet" distancohet nga terrorizmi

Forumi "Albselefet", ku janë postuar nxitjet për terrorizëm nga Artan Kristo, distancohet nga çdo akuzë e ngritur nga policia dhe prokuroria. "Albselefet është një grup besimtarësh, në të cilin respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria dhe mbështetja reciproke. Islami dhe terrorizmi janë dy koncepte tërësisht të kundërta me baza dhe ideologji krejtësisht të ndryshme. Islami është feja e paqes dhe si e tillë që është dënon terrorizmin. Lufta ndaj sjelljeve terroriste shprehet përmes ajeteve Kur‘anore", thuhet në një postim të krijuesit të forumit, teksa shtonte, duke përmendur Kur‘anin se "... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm". Në fund të postimit, krijuesi i forumit kujton një thënie të Artan Kristos, i njohur si Muhamed Abdullahi, i cili ka thënë: "Bin Laden është Muxhahid i madh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›