E Diel, 1 Nëntor 2026

“Telenovela e kërcënimeve socialiste”

Shpëtoni ushtarin Balla

Për opozitën socialiste ka ardhur koha e luftës nacional-çlirimtare. Në një konferencë për shtyp - aty ku merr jetë politika e re edviniane - deputeti i pezulluar Balla ka deklaruar se 30 prilli është dita e çlirimit. Mirëpo nuk kuptohet çlirim nga se? Nga kush do të çlirohet Balla i PS-së? Nga okupatori i brendshëm apo i jashtëm? Bile sipas gjasave po mendohet nga opozita të krijohet një formacion paramilitar, por sigla e koduar ende s’është gjetur.

Sidoqoftë është e qartë se okupatori - për sockomunistët e grupit të ri të Korçës - si zakonisht dhe pothuajse gjithmonë është kryeministri i vendit, Sali Berisha. është gjithçka gati, në nivelin teorik kanë platformën e marrjes së shtetit dhe pushtetit me dhunë revolucionare. Për shtyp dhe televizion, spikeri full-time i opozitës Taulant Balla - i cili është pezulluar 15 ditë për shpifje nga byroja e Parlamentit, ka marrë përsipër “tele-kërcënimet” pasi nuk mund t’i bëjë dot ato në odën e demokracisë.

Opozita nuk shkoi dje në parlament për të vetmen arsye se i intereson më shumë integrimi i Taulant Ballës dhe Saikeq Tahirit në jetën parlamentare sesa të integrojë Shqipërinë në jetën euro-parlamentare. Ka ditë që i fryjnë zjarrit të kundërveprimit për përjashtim dhe inskenuan një protestë ridikule, që të “çlirojmë” fjalën e lirë. Aty, në shkallët e parlamentit, mjaft deputetë socialistë - të komanduar nga Gramoz Ruçi, vunë ferexhetë në kokë, që të ngjasonin me liderin zapatist - të ashtuquajturin Subkomandante Markos. Opozita po e tregon veten dhe po paraqitet përpara shqiptarëve si shumë konfuze për atë çka pretendon. Jo vetëm kutitë, por edhe shifrat i kanë me makutëri. Gjithsesi ajo që na bëri përshtypje ishte statistika kreative e deputetit Balla në këtë dalje publike, i cili tha se “qeveria ka shkaktuar humbjen e mbi 100 mijë vendeve të punës në më pak se një vit”. Mirëpo as vetë socialistët nuk e kanë të qartë sesa janë të papunët në Shqipëri sepse para ca ditësh thanë se ishin 70 mijë të papunët. Po sa shpejt po rritet papunësia para protestës dhe jo pak por plot 30 mijë.

Përtej gjetjes se këtij gabimi statistikor, problemi i këtyre kërcënimeve është se si Balla, ashtu edhe hartuesi i këtyre shkrimeve Edi Rama, nuk i besojnë vetë ato çfarë shkruajnë a lexojnë poshtë e lart. Kërkohet vetëm mbajtja nën sugjestion e militantëve që janë kurdoherë jo vetëm për të duartrokitur kongreseve po mini-protestave, por edhe të venë minat institucioneve. Psikologjia e militantit politik i kapërcen kufijtë e arsyes prandaj nuk duhet të shqetësohemi se kush e lexon hartimin por çfarë fedback-u në realitet këto palo deklarata. Edi Rama nuk vend se ta moderojnë gjuhem e radikalizon, dhe çka është më e keqja në prag të vendimit të liberalizimit të vizave.

Gjithsesi derisa janë vetëm llafe, duhet të shqetësohemi me karar, kurse po u vunë në zbatim ka ardhur koha t’i vejmë kufirin demokracisë dhe maskimit politik të anarkisë. “Ligji është i fortë, por më i fortë është nevoja” - thotë diku poeti gjerman Gëtë. Dhe sigurisht nevoja për pushtet e Edi Kristaq Ramës është aq patologjike saqë mund të mobilizojë miqtë e tij biznesmenë të trafikojnë në një para-politikë destabilizuese. Pritja e aleancës së kutive dhe krizës ekonomike duke se është e vetmja skaf që mund të nxjerrë nga bataku një parti dhe një opozitë që është sekuestruar dhe narkotizuar për motive të dobëta piramidash betonarmeje në mes të kryeqytetit.

Jemi të sigurt sesa më shumë politikë të bëjmë, aq më shumë të lirë jemi?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›