E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet vizionare të Ahmet Zogut dhe abortet-projekte të Edi Ramës

Te mërkuren, qytetaret e Tiranes u ndeshen me nje monstruozitet te pashembullt poshtërues dhe fyes per ta, bllokimin pa asnje paralajmerim te sheshit “Skenderbej”, i cili shkaktoi një bllokim gati total të qarkullimit të automjeteve. Kanë qenë me mijëra viktimat e këtij gjesti të rëndë papërgjegjshmërie, të cilat janë trajtuar si kavie për eksperimentin e dështuar të kryebashkiakut të tyre, i cili po kërkon gjoja zgjidhje pas shkatërrimit të qëllimshëm që i ka bërë sheshit kryesor të vendit. Ajo qe ndodhi te merkuren paradite ne qendër të Tiranës, por jo vetëm aty, ishte shenje e qarte e përçmimit dhe urrejtjes që kryetari aktual i bunkerit te Tiranes ka per qytetaret e vet.

Zoti Rama na tregoi të gjithëve se s’ka asnje lidhje me qytetaret e Tiranes e aq me pak me interesat apo kerkesat e tyre, per te cilat eshte sot ne krye te Bashkise. Me shfaqjen e shëmtuar të bllokimit të sheshit, që e ka vënë të gjithin në funksion të një projekti personal, ai na dëshmoi se ishte gati t’ua vështirësonte jetën deri në neveri qyetarëve të Tiranës, duke demonstruar kulmin e cinizmit per nje administrator publik, të cilit i eshte besuar fati i kryeqytetit.

Zoti Rama na dha edhe një provë tjetër publike se nuk ka qellim per te rregulluar qendren e Tiranes, por për t’u dhënë jetë interesave të klientëve të klanit të tij që do të përfitojnë nga llokmet e kullave që do të ngrihen mbi të. Fakti që sheshi Skënderbej ngjan sot më shumë si një fushë bombardimi pas beteje, fakti që qendra e Tiranës ngjan si të ishte një lagje e Kandaharit, është një akuzë e rëndë për Edvin Ramën. Ai është përgjegjës për zvarritjen disavjeçare dhe të qëllimshme të rregullimit të sheshit. Megjithese fondet e dhena nga Emiri i Kuvajtit, me garant qeverinë, ishin gati, dhe plani francez i miratuar nga KRTRrSH-ja flinte ne sirtaret e bashkise, z Rama nga dritarja e bunkerit-bashki argetohej me sheshin e përçudnuar dhe me torturen disavjeçare te qytetareve në qendër të kryeqytetit të tyre.

Keto 4 vitet e fundit qeveria ka hapur te gjitha akset rrugore te vendit dhe Shqiperia eshte kthyer ne nje megakantier ndertimi. Imagjinojme per nje moment sikur te veprohej me logjiken e mbrapshte te z.Rama ne te gjitha keto akse, qytetareve qe vinin drejt Tiranes per hallet e tyre nga Saranda, Gjirokastra, Kukesi apo Dibra apo nga çdo qytet tjeter te Shqiperise çdo t’u ndodhte? Por te tilla eksperimente cinizmi apo percmimi ndaj qytetareve te tij mund te beje vetem nje mendje e semure si ajo e zotit Rama.

Ne çdo vend te qytetëruar ku qeverisin njerez te përgjegjshem me se paku disa dite perpara njoftohen qytetaret per bllokimin e qofte edhe nje rrugice qe rikonstruktohet dhe orientohen per levizjet me mjetet e tyre ne drejtimet e tjera, qofte edhe te hapura enkas per t’u ardhur ne ndihme qytetareve, sepse cdo i zgjedhur eshte ne sherbim te atyre qe e zgjodhen.

Edvin Rama filloi te ngutej jo nga deshira per te ndërtuar sheshin por nga paniku se Qeveria reagoi per gjendjen e mjerueshme te sheshit dhe filloi te merrte masa per rehabilitimin e tij. Dhe ne kete ngutje vetëm e vetëm për të mbrojtur projektin e tij i dha te drejte vetes te trajtoje qytetaret e tij si kavje eksperimentale duke u thene atyre qe po çonin te semure ne spital se nuk mund t’i çoni, atyre qe shkonin ne pune se duhet te shkojne nje ore me vonese se keshtu do kryetari i bashkise, atyre qe kishin halle e probleme se nuk mund t’i zgjidhnin ato po iu shkrep ne koke atij. Por më shume sesa halli se qeveria mund t’i merrte autorësinë, për të nisur punimet në mënyrë të paligjshme, Ramën e nxitoi frika se mos binte projekti i kullave, ku shpërblehen politikisht ortakët e tij. është pikërisht ky motiv kryesor që e mban atë të lidhur në qendër të Tiranës, duke guxuar deri në trajtimin çnjerëzor të qytetarëve të kryeqytetit, siç ndodhi me eksperimentin e djeshëm.

Dje u bllokua vetem nje pjese e sheshit dhe çdo qytetari qe kalonte aty ju deshen mbi nje ore per te pershkruar nje distance prej 400 m. Përfytyroni se çdo te ndodhë kur ky shesh te mbyllet i teri. Po ata mijëra njerëz qe do punojne ne te famshmet kulla qe ka projektuar Anri Sala me kryetarin e bashkise sone per klientet e tij dhe te fushates elektorale të PS, ku do parkojne dhe ku do lëvizin?

Gjithe ky projekt qe z Rama kishte menduar t’u shpaloste qytetarëve nje jave para zgjedhjeve lokale dje ra dhe u shemb si kështjelle rere, dhe autori është ai vetë me eksperimentin e djeshem te nje çmendurie te pashoqe. Dje ai tregoi se zgjidhja e tij per trafikun është e pagjetur sot per sot... Po ne te ardhmen, kur do disafishohet fluksi i trafikut? Apo nuk ka rendesi, mjafton te plotesohen orekset e Edvinit dhe mafies rreth tij.

Por pervec ketij elementi shumë te rendesishem, te pazgjidhur ne projektin e Anri Sales per qendren, eshte edhe ana funksionale e sheshit, i cili nuk mund te siguroje atraksionin e duhur për qyetarët. Ashtu sic është projektuar, ai nuk ofron sherbimet e duhura, si cdo shesh ne kryeqytetet e Europes, qe te siguroje frekuentim, por eshte nje qendër e thatë me nje piramide masoniane qe kenaq shijet e kryetarit, a thua se nuk na del dhe na tepron Piramida qe ndertoi diktatori. Madje në çmendurinë e vet po kapërcen çdo limit... po ha edhe dheun nen kembet e kalit te Skenderbeut, te cilin ne fillim donte ta largonte fare nga aty dhe tani pas presionit te qeverise kërkon ta ule ne kuote qe te mos duket, sepse e para per te eshte piramida. As diktatura, me gjithe përdhosjet qe i beri ketij sheshi, nuk guxoi t’ia prekë simboliken kombëtare atij. Si mund te mendohet te struket pamja e heroit tonë kombëtar, për t’i dhënë më shumë hapësirë elementit diktatorial të piramidës?! Qytetaret e Tiranes nuk duan nje shesh ku kryetari i bunkerit te dale ne dritare dhe te kenaqet me realizimin e shijeve te tij jonjerëzore, por kerkojne nje shesh qe te jete polifunksional, qe t’u jape kenaqesi kur ta vizitojne dhe t’u sherbeje ne perspektive Nje politikan apo qeveritar i denje duhet te kete vizion dhe te mendoje gjatë, thellë dhe larg per qytetaret e vet, per femijet, niperit dhe mbesat e tyre. Projektet e kohes së mbretit Zog I per qendren e Tiranes, Bulevardin qendror te Qytetit, Kompleksin Ministror, Rrugen e Kavajes, Rrugen e Durresit, Rrugen e Dibres, Rrugen e Elbasanit jane dhurata me e mire e asaj kohe per kryeqytetin tone. Ato e parashikonin zhvillimin e Tiranes deri ne vitin 2000. Ndërsa projekti klientelist dhe mafioz i Edi Ramës ka rënë ende pa nisur punimet. Kaosi i djeshëm me bllokimin e trafikut i vuri vulën që Tirana qeveriset nga një i papërgjegjshem. të cilin kemi ndërmend ta largojmë shumë shpejt bashkë me planet e tij ogurzeza.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›