E Diel, 1 Nëntor 2026

Televizioni prestigjioz “Euro News”, vlerësime me superlativa nëpërmjet një reportazhi për vendin tonë

“Shqipëria, vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, po ecën përpara me zhvillimin e madh të infrastrukturës rrugore”
Shqipëria një vend kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, po ecën përpara me zhvillimin e madh të infrastrukturës rrugore.
Me këtë mesazh nis reportazhin për zhvillimit në Shqipëri kanali prestigjioz “Euro-News”, duke nënvizuar faktin se vendi po ndërmerr masat për të ardhme më të mirë.
Në fokusin e këtij reportazhi, janë investimet në ndërtimin e rrugëve, duke u ndalur kryesisht te autostrada Durrës-Kukës, si dhe ato në industri, te parku energjetik i Vlorës, projekti i ndërtimit të centralit të energjisë me anë të erës, dhe atë për naftësjellësin që nis nga Bullgaria dhe përfundon në portin e Vlorës. Autostrada patriotike siç e quan “Euro Neëw” atë të Durrës-Kukës do të shkurtojë distancën mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe që ndikon në zhvillimin e ekonomisë dhe në lëvizjen e qytetarëve.
“Ky projekt që kemi këtu është një nga projektet më të mëdha të punëve që ndërmarrë ndonjëherë në botë. Ky vend ka qenë i humbur i vdekur nuk kam pasur asgjë këtu, por tani do të ketë dyqan, restorant, hotele dhe do të fitojmë dhe kjo falë rrugës. Kam punuar në Greqi, Itali, dhe gjithë Evropën, tani këto para mund ti nxjerrë këtu dhe kjo falë rrugës. Këtu gjithçka po ndryshon, është më mirë të punosh në vendin tënd, në Shqipëri. Asnjë vend në botë nuk është si vendi yt, ka shpresa të mëdha se po ndryshojmë për mirë falë zotit”, shprehet për “Euro News” Gjergj Vokrri, një banor i Fanit.
Shqipëria ka shpresa të mëdha për turizmit, në qyteti i Vlorës në jug është shumë i rëndësishëm, vetëm pak kilometra larg Italisë, pavarësisht kundërshtimeve të ambientalistëve.
Në Vlorë në të fabrikave të vjetra po ngrihen industri të fuqishme.
“Kompani të mëdha (Për të cilat nuk përmend emra) tani e shikojnë Shqipërinë me një sy tjetër, sepse kushtet teknike për të ardhur, e për të punuar këtu janë të plotësuar, kjo ka qenë e pa mundur deri tani. Vlora është një port kombëtar tani në zemër të Ballkanit, ju e shikoni që kemi një autostradë që lidhet rrjetin kombëtarë që lidhet me Maqedoninë, Malin e Zi dhe së fundmi me Kosovën. Greqia veriore nuk është larg...”, shprehet për “Euro News”, Gazment Shalsi, menaxheri i projektit të Petroliferës së ndërtuar në Vlorë.
Aty afër është një park energjetik. Ky është ndërtuar nga qeveria e tanishme si pjesë e sistemit kombëtarë të furnizimit me energji. Ekologjistët janë kundër saj, duke thënë se Shqipëria po përdor vetëm 30 për qind të burimeve ujore që ka, ata po thonë se nuk duam energji me erë në këtë zonë që është një nga më të mëdhenj në Evropë që ndërtohet po ashtu nga një kompani italiane. Porti më i madh është një projekt më i madh Zvicerano-Britanik dhe një kompani amerikane është bazuar në ndërtimin e një naftësjellësi që do të nisë nga Bullgaria dhe do të përfundojë në Vlorë.
Por a do të dojë shfrytëzojë Shqipëria mundësimin e zhvillimit të mëtejshëm?
Me këtë pyetje e mbyll reportazhin “Euro News”, fokusuar te investimet kolosale në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›