Temat tabu objekt diskutimi, menyja e re me produkte deti dhe hamendësimet për shërimin e diabetit nga mosngrënia
Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (11)
“Në çadrën e grevës së urisë, të lejojnë të flasësh për gjithçka, por vetëm për tërheqje jo...”. Kjo ishte fraza përmbyllës e reportazhit të një televizioni dje, që duket se kishte “vëzhguar” për gjatë gjithë natës, “jetën e natës” për grevistët e pretenduar të urisë. Pavarësisht kuptimit të “(mos)tërheqjes”, për të cilën e kishte fjalën televizioni në fjalë, mirë ëhstë që edhe ndonjëherë të aplikohet “tërheqja”, si bie fjala gjatë marrëdhënieve intime (të themi seksuale)... Një kujdes i tillë “i tepruar”, nduk do të ishte keq, “të vihej në jetë” nga të gjithë, edhe pse mund të mos jenë pjesë e një grevë urie, që nuk e njohin “tërheqjen”... Nejse... Një televizion, sigurisht nuk mund t’i thotë të gjitha, që sheh e dëgjon në një natë, mes grevistëve të urisë. Po kjo s’do të thotë, se aty ka gjëra të “papara” e të “padëgjuara”. Kështu, p.sh:., mësohet se natën që televizioni në fjalë, ishte “mysafir” në çadrën e pretenduar të grevës së urisë, si për dreq, një temë e zjarrtë diskutimi, ishte hapur rreth “gastronomisë”. Në diskutim e sipër, mes naivitetit, mësohet se një grevist kishte pyetur, “çdo me thënë ‘gastronomi’”. Dhe kur ia kishin shpjeguar, ai menjëherë ishte jargavitur, seç kishte thënë ca fjalë, në dukje fyese për sallamin dhe “nuk u bë i gjallë, për gjatë gjithë asaj nate...”. Sikurse te ajo fraza e urtë popullore, e cila thotë se “muhabeti sjell muhabetin”, natën e “bujtjes” së televizionit në fjalë në çadrën e pretenduar të një greve urie, nga gastronomia, nuk kishte e si muhabeti të shkonte te shëndeti, saktësisht te linjat e turpit. Në këtë pikë, muhabeti arriti, pas “thashethemit”, që u përhap me shpejtësi, sipas të cilit, mësohej se Olta Xhaçkës i kishte mbërritur në celularin e saj, një SMS, besohet nga e ëma e saj, që e porosiste që të mos abuzonte me ushqimin, se nuk është shumë i kontrolluar dhe se mund të shëndoshet shumë. Në këtë rrjedhë të muhabetit, nuk mungonin argumentet “pro” dhe “kudër”, të cilat u ndërprenë, me zbardhjen e ditës së martë, që ju kujtonte grevistëve se duhet të hanin mëngjesin.... * * * Minjtë po bëjnë namin në çadrën e grevës së urisë. Ta janë shtuar aq shumë në numër, sa ia kanë kaluar edhe numrit të grevistëve të mbetur aty brenda. Pas një analize të situatës, duke dyshuar fillimisht se mos minjtë ishin “desantuar” nga ana e qeverisë, apo strukturave të saj, u mësua realisht se ata ishin joshur nga era e sallamit e salsiçeve të bollshme që gjenden anë e kënd çadrës së grevës së urisë. Përballë një situate të tillë emergjente, ka reaguar menjëherë mjeku Sabit Brokaj. Burime irracionale nga çadra e grevës së pretenduar të urisë, bënë të ditur dje, se Sabit Brokaj, ka urdhëruar ndalimin e salsiçeve dhe sallamit në ambientet e grevës së urisë. Përballë habisë të tipit “po tani ç’do të hamë...?”, Sabit Brokaj ka pasur menjëherë gati përgjigjen... Duke marrë pozat e një njeriu të rëndësishëm,, që “kishte në dorë” fatin e të ushqyerit të grevistëve të urisë, pasi të gjithë “sy e veshë”, ndiqnin atë, Sabit Brokaj ka bubullitur... “Tani e tutje do të hamë produkte, deti, mundësisht karkaleca apo fruta deti, sepse, jo vetëm minjtë nuk i hanë ato, por janë edhe më të asimilueshme dhe më të lehta për t’u tretur”... Pa mbaruar shpjegimet e tij, për të mirat e karkalecit e frutave të detit, turma e grevistëve të urisë shpërtheu në brohoritje. U deshën disa minuta për vënien e situatës nën kontroll. Ky ishte një lajm i mirë edhe për Fidel Yllin, pronarin e “West”-it, i cili, menjëherë mbërrit dje nga Poshnja e Beratit dhe urdhëroi, marrjen e masave, për ndryshimin e menysë për grevistët. Sigurisht, fitimet do të jenë të mëdha edhe për atë, sepse, sikurse mësohet nga njërës të afërt të Fidel Yllit, ai më në fund, është bërë aq i zgjuar sa të kuptojë, se nga nevoja, të hollat e fituara për ditët e qëndrimit në grevë urie, do ti “qarkullojnë”, në lokalin e tij... përballë konkurrencës së “egër” të ekonomisë së tregut, ai ka avantazhin se ndodhet shumë pranë çadrës së grevës së urisë. * * * Një SMS, e mbërritur në celularin e Blendi Klosit dje, e ka “shtrirë” nivelin e debatit, në kufijtë e “shkencores”, kur mësohej se një votuese e tij, nga qarku i Durrësit e pyeste, se “a është e vërtetë se ai, megjithëse me diabet, e megjithëse i pangrënë, ka pësuar një përmirësim të dukshëm nga kjo sëmundje”. Deri këtu, nuk ka asgjë për t’u çuditur, nga një pyetje naive, e cila natyrshëm, mund të adresohej nga gjithkush. Por ajo që ndezi debatin edhe më shumë në çadrën e grevës së urisë së pretenduar, ishte, sqarimi i votueses nga Qarku i Durrësit. “Edhe unë kam vjehrrën me diabet, dhe duke parë se ti je si kokrra e mollës, nuk do të ishte keq, ta fusja në grevë urie, sepse e dua shumë dhe çfarë nuk kam bërë për shërimin e plotë të saj...”. Debati “mori udhë”, pas leximit kolektiv të këtij “halli të madh” që kishte me vjehrrën e saj një votuese nga Qarku i Durrësit. Fillimisht një qe qeshur kaloi nëpër çadrën e grevës së urisë, njëlloj si “ole”-ja e famshme e stadiumeve. Duke parë me djallëzi Blendi Klosin, nuk mungonin edhe shpotitë, jo aq për deputetin e Qarkut të Durrësit, se sa për votuesen e Qarkut të Durrësit”. “E shkreta, mendon vërtetë se Blendi Klosi nuk pa ha këtu brenda”, nuk mundi të përmbahej Shegushe Ligori. “Sa e marrë që është edhe kjo femër, edhe sikur të ishte e vërtetë, se Blendi Klosi, nuk ha, si beson ajo vërtetë, se nga mosngrënia mund të shërohet diabeti”, ia priti Ermonela Felaj. Dhe kështu, herë duke qeshur, e herë duke u tallur, nuk munguan edhe shprehje dëshire, sipas të cilave, “Sa mirë do të ishte sikur diabeti të shërohej nga mosngrënia në një grevë urie, menjëherë do ta regjistronim si patentë dhe do ta kishim ngritur grevën e urisë në nivel biznesi, në formën e një klinike për shërimin e tij”, nuk u përmbajt pa e shprehur me zë dëshirën Olta Xhaçka. Pas kësaj, mendimet e shfrenuara, në kufijtë e abstraktes dhe të pamundurës, nuk përmbaheshin në radhë të e grevistëve të pretenduar se janë në një grevë urie. Grimca (jo vetëm) humoristike Skënder Gjunishi shetësohet për pulat që shqyejnë bythën ëpr një kokërr vezë Me fjalimin e tij të mbrëmshëm, Skënder Gjinushi, dmeionsutrar një ndjenjë të lartë humanizmi, ndaj ca pulave të gjora. Kjo ndjesi e shprehur prej tij, buronte nga keqardhja, e Skënder Gjinushit, pse ato kishin shqyer bythën, për ca teke të Fiqir Xibrit, i cili kishte abuzuar me këto vezë, duke i falkur në drejtim të TVSH-së. kaq u desh që protestuesit ta shinin Fiqir Xibrin si “kriminel” që arrinte të abuzonte ederi edhe me ca bythë të vogla, pulahs të mjera. Elisa Spiropali trishton meshkujt dhe kënaq femrat e çadrës e grevës së urisë kthimi i Elsia SPiropalit për një moment në çadrën e grevës s ëurisë dje, ka bërë që të rrëzëllejnë sytë e gjithë meshkujve ën çadrën e grevës s ëurisë së pretenduar. Po, këtë rrëzëllim e ka zëvendësuar, joa aq zhgënimi se sa trishtimi, kur ELisa Spiropali, ka dalë nga çadra, sepse nuk e lejonin mjekët. Ky moment, është pasur me kënqësinë e femrave greviste, të cilat me “çu-çu-çu”-të e tyre, dënonin shijet perverse të Eliosa Spiropalit. Pedagogu Sitki Mulla, me precedentë, shihet si rrezik në çadrën e grevës Një mesazh që mbërriti në adresën e e-mailit të gazetës “55”, bënte me dije dje, se Sitki Mulla, petgaogu i Korçës, i cili “parte time”, është dënuar një herë për xhigi-xhigi me studentet e tij dhe për mitmarje në universitetin e Korçës”. I njëjti peroson që bënë të ditur këtë informacion, shton edhe mendimin e tij, sipas të cilit, “Sitki Mulla, po ëkkron të japë shembullin, apo të vërë në jetë këtë ‘përvojë’ të itj, edhe në çadrën e grevës së urisë. Kujdes!”, mbyllej me një këshillë komentii mbërritur në adresë të Gazetës “55”
...