E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizat fiziologjike të grevistëve në spital nuk tregojnë nënushqyerje

Burime zyrtare të QSUT-së bëjnë të ditur se në asnjë rast, grevistët e shtruar në spital nuk kanë treguar statistika të nënushqyerjes, duke konfirmuar kështu dyshimet e medias se në çadrat e bulevardit s’po kryhet kurrfarë greve urie e vërtetë.

Që grevistët e urisë hanë, nuk janë vetëm një pjesë e mediave që e kanë evidentuar. Prej ditësh, edhe bluzat e bardha të shërbimit shëndetësor shtetëror, e kanë vërejtur një gjë të tillë edhe shkencërisht, nga analizat e tyre, veçanërisht nga analiza bio-kimike e urinës së tyre. Si rezultat i këtyre analizave, mësohet se sasia e proteinave në trupin e tyre, janë mbi kufijtë, të cilët janë tregues të një nënushyerje. E thënë me thjesht, këto analiza biokimike, janë tregues se grevistëve të urisë, vetëm ushqimi nuk ju ka munguar brenda çadrës.
Deklarimet e mjekëve, bëhen bindëse dhe të besueshme, kur mësohet për rezistencën, jo aq të pakuptimtë të komisionit drejtues të grevës së urisë, për të mos lejuar mjekët e shërbimit shëndetësor shtetëror, të asistonin në ambientet e brendshme të çadrës së pretenduar të grevës së urisë.
Grevistët e urisë, sidomos ata që braktisin çadrën dhe drejtohen për asistencë mjekësore në spital, i kishin vënë në hall të madh bluzat e bardha, të shërbimit shëndetësor shtetëror. Pozita e vështirë e bluzave të bardha, as më shumë dhe as më pak, lidhej me refuzimin e kësaj kategorie grevistësh, për të bërë analizën bio-kimike të urinës. Në rast të një analize të mundshme bio-kimike të urinës, do të mësohej për sasinë e mundshme të proteinave në trupin e tyre, dhe për pasojë, do të dekonspirohej, të ngrënit e ushqyeshëm në çadrën e grevës së pretenduar të urisë.
Në këtë pikë, organizatorët e mender grevës së urisë, kanë qenë me fat, kur për herë të parë nga ambientet e grevës, në spital, këtë “udhëtim turistik” e bëri deputetja mjeke, Klodiana Spahiu. Ajo, duke e ditur “hilenë” e analizës bio-kimike urinës, ka kundërshtuar kategorikisht, ti nënshtrohej këtij “procesi”. Jo vetëm kaq, por menjëherë, me një SMS-ë, ende pa dalë nga spitali, mësohet se Klodiana Spahiu ka lajmëruar organizatorët e grevës, të cilët, nga ana e tyre, “informuan” gjithë grevistët, kandidatë për në spital, që të refuzoni kategorikisht analizën e urinës.
Rehatia e organizatorëve të grevës, është prishur paksa, që prej ditës, kur në spital është dërguar deputeti Besnik Baraj. Duke qenë se ai, sikurse mësohet, ka qenë i vetmi i sëmurë serioz, përballë shëndetit, ka harruar “porosinë” dhe i është nënshtruar analizës bio-kimike të urinës, pret së cilës, “kanë dalë të palarat”...
Ndërsa, mësohet se Besnik Barja, ka qenë i pari grevist që ka thyer “rregullin” e mosnënshtrimit të analizës bio-kimike, pas tij, edhe grevistë të tjerë, nuk i kanë rezistuar tundimit pë rtë vënë në rrezik shëndetin e tyre, ndërsa kanë pranuar “nënshtrimin” ndaj kësaj analize, duke konfirmuar gjendjen e tyre, falë sasisë së proteinave, mbi nivelin e mosushqyerjes...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›