Radikali italian, Marco Pannella, pas mbështetjes shpirtërore që i ofroi Edi Ramës, deklaron “sekretin e jetës”, biseksualitetin e vet
Në intervistën për të përjavshmen “Chi”, e cila është riprodhuar dje nga shumë të përditshme italiane, Marco Pannella deklaron se ka pasur marrëdhënie seksuale me 3-4 burra, të cilët i ka “dashur shumë”. Por një ditë pas vizitës në Tiranë, skeptikët mendojnë se ky numër mund të jetë edhe më i madh
I njohur vetëm për zymtësinë dhe konfuzitetin e tij në qarqet e errëta politike, duke u konfirmuar si radikalist dhe mbështetës i zjarrtë i lëvizjeve për destabilizim, politikani italian në pension, Marco Pannella, ka deklaruar një tjetër anë të tij të errët, biseksualitetin. Pikërisht vetëm një ditë pas vizitës së zhvilluar në Tiranë dhe mbështetjes së pakufishme që i ofroi Edi Ramës, në protestat dhe grevën e urisë, si shenjë mosbindjeje ndaj formacionit qeveritar, Pannella gjatë një interviste për të përjavshmen “Chi”, e cila është riprodhuar dje nga shumë të përditshme, përfshirë “La Repubblica”-n dhe edicionin e lajmeve TG5, pranoi edhe devijimin e tij seksual, duke deklaruar se në jetë kishte dashuruar 3-4 burra... Deklarata e Pannellës, pavarësisht se është pranuar solemnisht prej vetë atij, nuk ka kaluar pa u vënë re në qarqet mediatike dhe politike jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri. Ajo që bie në sy është se politikani italian në pension pranoi çrregullimet e tij seksuale, menjëherë pas vizitës së zhvilluar në Shqipëri dhe mbështetjes së ngrohtë që i ofroi Edi Ramës...
“Në jetë kam pasur 3 apo 4 burra të cilët i kam dashuruar shumë. Unë kurrë nuk kam qenë i martuar dhe nuk kam vendosur asnjëherë të kem fëmijë”, thotë Panella, njeriu që dy ditë më parë u takua me liderin e PS Edi Rama dhe të tjerë drejtues të PS. Ai thotë më tej në intervistën e tij, se, shoqja e tij, Mirela me të cilën ka një histori 40-vjeçare, nuk ka qenë kurrë xheloze për historitë e tij, pasi të dy kishin rënë dakord të kishin edhe histori të tjera dashurore.
Politikani italian, menjëherë pas fjalimit të mbajtur në mitingun e opozitës në Tiranë dhe pas takimit me Edi Ramën, e pa të udhës marrjen e një vendimi të rëndësishëm, siç është pranimi i prirjeve të tij seksuale. Por skeptikët vënë në pikëpyetje numrin e meshkujve që ai ka dashur fort, pas ndër 3-4 të deklaruarit, dyshohet se numri mund të jetë më i lartë...