Dështon greva e parë, Edi Rama përgatit nisjen e një greve të dytë
Zabit Brokaj, në rolin e Doktor Adhamudhit të fushimit të socialistëve, i ka deklaruar mbrëmë Ramës se grevistët duhet të dalin sot ose nesër. Njoftimi s’e ka shqetësuar Edvinin, i cili ka deklaruar se ka përfunduar listën me 20 deputetë të rinj, të cilët do të nisin një grevë të dytë urie, e kësaj here pa ushqim, pasi edhe sakrifica e kurbani vijnë më shpejt
Alarmi i mjeku Sabit Brokaj, doktor Adhamudhi i fushimit të grevistëve të pretenduar të urisë, ka vënë në alarm edhe Edi Ramën. Alarmi i Sabit Brokaj, i cili lidhet me humbjen e durimit të demonstruar nga ana e grevistëve dhe presionit të madh që ka nga ata, për të braktisur çadrën, ka detyruar Edi Ramën, të shohë mundësinë e mbylljes së kësaj greve urie dhe çeljen e një tjetre.
Fjala është, që brenda kësaj jave, këta grevistë urie të dalin nga “ngujimi” dhe të zëvendësohen me 20 deputetët të tjerë, si edhe me nja 200 militantë të tjerë.
Një vendim i tillë i prishëm nga Edi Rama, pritet të bëhet edhe për faktin, e karikimit të mundshëm të protestuesve, që për ditë e më shumë, por e braktisin atë.
Edi Rama është bindur më në fund mbrëmë për braktisjen e madhe që i kanë bërë protestave të tij. Përballë një të kuptuari të tillë, ai nuk ka kursyer ankimet dhe kërcënimet e braktisësve dhe injoruesve të protestave të tij.
Nuk kanë mjaftuar dje, as familjarët e Qemal Minxhozit, nga Dibra, apo edhe familjarët e Erion Barçes nga Berati e Fidel Yllit nga Skrapari, të mbledhur përballë dy kullave në Tiranë, për të bindur Edi Ramën për të kundërtën e braktisjes së madhe.
Në këto rrethana, Edi Rama është detyruar ta pohojë vetë këtë braktisje, pas kuptimit të së cilës (braktisjes) ai nga tribuna pranë çadrës së grevës së urisë, të mbetur në tentativë, fajësonte mospjesëmarrësit, injoruesit e protestave të tij, të cilët “i këshillonte” që në qoftë se nuk ju pëlqejnë format e protestës, ti zgjedhin vetë ato, duke ju lutur që vetëm të marrin pjesë në protestë.
Këtu Edi Rama bënte një gabim të madh, duke mos kuptuar, se braktisja ka ndodhur, jo për shkak të formës, por për shkak të mungesë së kauzës, e cila nuk është asgjë më shumë se korrikja e pushtetit, peng i së cilës ai vazhdon të jetë, apo në një rrafsh më me perspektivë, fati i tij politik.
Përpos këtij përfundimi, një tjetër tregues i braktisjes së Edi Ramës nga protestuesit, lidhje me “auditorin” të cilit i drejtohej dje kryetari i PS-s, të cilët sikurse edhe diskutantët parafolës, Skënder Gjinushi, apo Erion Veliaj, i drejtohej policëve, që edhe dje, ishin më të shumtë në numër, se sa protestuesit e mbledhur nga Edi Rama në Tiranë, apo ata të “importuar”, nga Dibra prej Qemal Minxhozit, apo edhe nga Berati e Skrapari, prej Erion Braçes e Fidel Yllit.