E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperatura mbi 38 gradë celsius, mjekët: Rrezik për kancer të lëkurës

Temperaturat e larta që kanë përfshirë edhe vendin tonë kanë alarmuar mjekët dermatologë. Sipas tyre, nëse temperaturat shënojnë mbi 38 gradë celsius përbëjnë rrezik për djegien, por edhe të prekjes nga kanceri i lëkurës. Për këtë arsye ata bëjnë apel për shmangien e daljeve në diell, e sidomos në orët e mesditës kur shënohen edhe temperaturat më të larta.

Mjekët rekomandojnë që në këtë valë të nxehti afrikan, të shmanget kontakti me rrezet e forta të diellit nga orët e drekës deri në orën 16.00, ndërkohë që në këtë rast nuk duhet të gënjejnë veten as ata që rrinë nën çadër të plazhit, sepse edhe aty ndodh përthithja e rrezeve deri në nivelin 50%. Padyshim, vëmendja më e madhe duhet të fokusohet te fëmijët, të cilët janë edhe më delikatët. 

Gjithashtu, personat që kanë nishane në lëkurë, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj ekspozimit nga rrezet e diellit. 
(e.m/o.mitre/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›