E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja e Shëndetësisë, Godo shpërndan dhurata me AMC-në në Pediatri

/>Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u ka uruar dje festat e fund vitit të gjithë fëmijëve të shtruar në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Godo mori pjesë në festën e organizuar nga ky spital në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celulare AMC, me rastin e festave të fund vitit për të gjithë pacientët e vegjël që ndodhen të shtruar në këtë spital. Kompania AMC shpërndau 150 dhurata për fëmijët, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në këtë qendër spitalore. Ndërsa ministrja Godo, duke u dhënë dhuratat dhe duke u uruar fëmijëve shërim të shpejtë, shprehu kënaqësinë që gjendej mes tyre në këtë minifestë modeste me këngë dhe numra cirku. Është festa më e bukur që kam kaluar në fund vit dhe ju dhuroj një përqafim të madh të tërë pacientëve të mi të vegjël dhe personelit të pediatrisë, u shpreh ministrja Godo, e cila përcolli gjithashtu një falënderim të veçantë për përfaqësuesit e AMC-së, të cilët mundësuan lodra dhe dhurata të tjera për fëmijët, si një gjetje e bukur për ta në prag të vitit të ri, që në pamundësi për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në shtëpitë e tyre, do të jenë në Spitalin Pediatrik. Shefja e Përgjegjësisë Sociale në AMC, Diana Sinoimeri, u shpreh se ky aktivitet konsistoi pikërisht në përcjelljen e gëzimit te fëmijët që do të kalojnë natën e Vitit të Ri në spital. nëpërmjet këtyre dhuratave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›