Temperaturat e larta, fluks fëmijësh në pediatri
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar fluksin e fëmijëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjeksore. Mjekët thonë se në spitalin e pediatrisë në QSUT paraqiten mesatarisht 180 raste në ditë.
TIRANE- "Numri i fëmijëve të paraqitur në spitalin e pediatrisë në QSUT është mesatarisht 180/ditë, sidomos gjatë fundjavës” kështu deklarojnë mjekët në spitalin pediatrik, të cilët e lidhin këtë gjendje me temperaturat e larta të ditëve të fundit.
Mësohet se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve largohen nga spitali menjëherë pasi marrin ndihmën e nevojshme.
Situata paraqitet normale në Urgjencën e Tiranës. Mjekët deklarojnë se numri i vizitave është i njëjtë me javët e mëparshme.
Ndërkohë, për të përballuar temperaturat e larta, mjekët këshillojnë të konsumohen sa më shumë lëngje, fruta dhe zarzavate, duke përjashtuar pijet alkoolike dhe lëvizjet gjatë orëve të mesditës.
(e.n/ata/BalkanWeb)