E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Devoll, vazhdojnë kërkimet për 7 vjecaren

Përgjatë gjithë ditës po vazhdojnë kërkimet në lumin Devoll për gjetjen e trupit të vajzës 7 vjecare, e mbytur një ditë më parë bashkë me të ëmën e saj. Në vendin ku ndodhi tragjedia kanë mbërritur edhe forca të Reneas. 

ELBASAN-
Tragjedia në Devoll, vazhdojnë kërkimet për 7 vjecaren

Ora 17:06- Përgjatë gjithë ditës po vazhdojnë kërkimet në lumin Devoll për gjetjen e trupit të vajzës 7 vjecare, e mbytur një ditë më parë bashkë me të ëmën e saj. Dhjetëra banorë dhe forca të Reneas të cilat kanë mbërritur në vendin ku ndodhi tragjedia kanë intensifikuar kërkimet gjatë ditës së sotme, jo vetëm në vendin ku u mbyt nëna me vajzën e saj, por në gjithë rrjedhën e Devollit, në atë zonë.
Tragjedia e rënde ndodhi dje paradite kur Selvi Cepja, 45 vjec dhe dy fëmijët e saj, tentuan të kalonin lumin, por rrjedha e fortë i mori duke i shkaktuar vdekjen. I vetmi që i shpëtoi tragjedisë ishte djali 3-vjecar, i cili u nxorr nga lumi nga një banor i zonës.

Tragjedia në Devoll, rinisin kërkimet për 7 vjecaren

Ora 10:57- Rifillojnë kërkimet në lumin Devoll për gjetjen e trupit e vajzës 7-vjecare, e mbytur një ditë më parë, bashkë me nënë e saj. Mbi 20 efektivë policie dhe polumbarë po kërkojnë përgjatë lumit Devoll për trupin e së miturës.
Selvi Cepja, 45 vjec dhe dy femijet e saj nga fshati Dushk i Elbasanit, tentuan te kalonin lumen për të shkuar tek të afërmit në fshatin përballë, por rrjedha e forte e lumit i mori me vete.
I vetmi qe i shpetoi tragjedise ishte djali 3-vjecar, i cili u nxorr nga lumi nga nje banor i zones që u ndodh aty rastësisht. Nena e vajzës u gjet kilometra larg vendit të ngjarjes. Rrymat e lumit Drin e kishin dërguar trupin e pajetë prane Kucovës. Ndërkohë të afërmit e Cepjave shpresojnë të gjejne edhe trupin e vogëlushes që rezulton i humbur prej orës 08:30 e ditës së djeshme.
Mungesa e nje ure në lumë, por edhe kushtet ekonomike për të paguar një makinë që të udhëtonte në fshatin përballë, e detyruan gruan qe si te gjithe banoret e tjere te zones te zgjedhe kalimin në kembe te lumit.
Pas tragjedisë banorët e zonës bënë apel për ngritjen e një ure që do tu shkurtonte shumë rrugën për tu lidhur me fshatrat përreth.

(d./b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›