E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursi, zhvlerësohet leku, shkak mungesa e valutës në treg

Monedha kombëtare leku është zhvlerësuar ndaj euros në tregun e këmbimit. Ekspertët shpjegojnë se dobësimi i lekut është pasojë e mungesës së valutës në treg, efekt ky i krizës globale, por edhe ecurisë së bursave. 

TIRANE- Monedha kombëtare leku po zhvlerësohet ndjeshëm në tregun tonë të këmbimit. Në agjencitë valutore dollari blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.3 lekë. Ndërsa euro këmbehet me 132.3 lekë dhe me 132.8 lekë në shitje. Ekspertët shpjegojnë se dobësimi i lekut është pasojë e mungesës së valutës në treg, efekt ky i krizës globale, por edhe ecurisë së bursave. Zhvlerësimi i monedhës kombëtare rëndon mbi të gjithë qytetarët që kanë marrë kredi në valutë, pasi duhet të paguajnë më shumë për interesat mujorë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›