Temperaturat, në gusht maksimalja 36 gradë
Ditët e para të javës do të nisin me një rënie të vlerave të temperaturave, me katër deri në pesë gradë celcius. Por, duke filluar nga e enjtja dhe ditët në vazhdim pritet që temperaturat të pësojnë një rritje graduale
TIRANE-Ditët e para të muajit gusht parashikohet të jenë të freskëta. Sipas meteorologëve, temperaturat e larta të korrikut, që shkuan edhe në vlerat mbi 40 gradë celcius, nuk do të jenë më prezente në territorin e vendit tonë. Ditët e para të javës do të nisin me një rënie të vlerave të temperaturave, me katër deri në pesë gradë celcius. "Duke filluar nga e hëna do të ketë një rënie me 4-5 gradë, e cila do vijojë dhe të martën. Të mërkurën do të jemi në temperaturat konstante dhe duke filluar nga e enjtja dhe ditët në vazhdim pritet që temperaturat të pësojnë një rritje graduale. Kjo rritje do të jetë me një apo dy gradë, por mund të themi që nuk do të shkojnë më shumë se sa 35-36 gradë", - shpjegon metereologia, Lajda Porja. Ndërkohë që reshjet e shiut për këtë muaj do të jenë prezente vetëm në zonat malore.
(d.b/BalkanWeb)